Politike

Berisha: Protestuesi do të zhveshin çdo të maskuar dhe ta nxjerrin në publik se kush është

Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës nënvizoi, se protesta e opozitës është e pastër dhe paqësore dhe se çdo tentativë për të destabilizuar situatën do të ndëshkohet, duke garantuar se protestuesit do të mbrojnë paqen dhe dinjitetin e kauzës së tyre.

21 Shkurt 2026, 13:18 Nga E. D
Berisha: Protestuesi do të zhveshin çdo të maskuar dhe ta
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se çdo përpjekje për të maskuar identitetin në protestat e opozitës do të përballet me një reagim të menjëhershëm. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës nënvizoi, se protesta e opozitës është e pastër dhe paqësore dhe se çdo tentativë për të destabilizuar situatën do të ndëshkohet, duke garantuar se protestuesit do të mbrojnë paqen dhe dinjitetin e kauzës së tyre.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Renis Hackaj: A e lejon ligji që persona me kapuç në kokë, komplet të paidentifikueshëm të bëjnë ndalime të qytetarëve pa shkak, pa asnjë shpjegim. A mund të hetojë kuvendi rritjen e këtyre kapuçonëve në protestat e opozitës.

Sali Berisha: Këta janë bandë dhe jam shumë dakord me ty, dhe ftoj qytetarë që çdo maskë ta sulmojnë dhe ti heqim maskën. Ju garantoj se e kam parë dhe dje, do marrin urdhër protestuesit që çdo të maskuar ta zhveshin, ta sulmojnë dhe ti heqin maskën e ta nxjerrin në publik se kush është.

Kanë përdorur gjithashtu, me qindra patronazhistë civil të cilët mercenar ndiqnin demokratët, drejtuesit e PD-së, deputetët etj. Edhe ata do të ndëshkohen në vend, protesta jonë është paqësore. Ata që vijnë për të provokuar do të marrin ndëshkimin që meritojnë si provokator./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 21 Shkurt 2026, 12:24 Ditmir Bushati

THYERJA E BESIMIT

Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shërbyer si një takim vjetor i aleancës transatlantike. Një vend...