Politike

Berisha: Takimet e kërkuara nga Ramaduro janë refuzuar nga zyrtarë shumë të lartë të SHBA

Ndër të tjera, Lideri i opozitës shprehu mirënjohje për qëndrimin e SHBA-së, duke e cilësuar atë si një mesazh të fortë për qeverinë aktuale të Tiranës.

21 Shkurt 2026, 13:05 Nga E. D
Berisha: Takimet e kërkuara nga Ramaduro janë refuzuar nga
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka komentuar qëndrimin e Ramës gjatë vizitës së tij në Uashington, duke theksuar se disa kërkesa takimesh nga Rama janë refuzuar nga zyrtarë shumë të lartë të SHBA-së. Ndër të tjera, Lideri i opozitës shprehu mirënjohje për qëndrimin e SHBA-së, duke e cilësuar atë si një mesazh të fortë për qeverinë aktuale të Tiranës.

Pjesë nga Bashkëbisedimi:

Desada Xhetani: Doktor, si t’u duk sjellja e Ramës në Uashington. Më la një shije shumë të hidhur me inferioritetin që tregoi ndaj vendeve të tjera?

Sali Berisha: Desada, edhe dje më pyetën mua për këtë, por unë u shpreha që kam atë mendim që kanë ata shqiptarë që e panë vetë atë konferencë. Një gjë mund të them se ai nuk e thotë, por e fsheh, por jo një, por disa takime i janë refuzuar. Kaq mund të informoj shqiptarët. Pra, i janë refuzuar. Pra, nuk është se nuk kërkoi takime, sepse ajo ishte konferenca, sigurisht që Shqipëria do përfaqësohej në bord, por takimet e kërkuara nga Ramaduro u refuzuan nga zyrtarë shumë të lartë të SHBA. Dhe unë i falënderoj ata për qëndrimin e tyre./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 21 Shkurt 2026, 12:24 Ditmir Bushati

THYERJA E BESIMIT

Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shërbyer si një takim vjetor i aleancës transatlantike. Një vend...