Politike

Berisha: Të kemi me vete të gjithë shqiptarët që jetojnë me djersën e ballit, me dinjitet dhe nuk pajtohen me moralin hajdut të kësaj qeverie

Gjatë bashkëbisedimit me qyetarët, Berisha theksoi se është e domosdoshme të mobilizohet një pjesë e madhe e qytetarëve, që të mos lejojnë që ky regjim të vazhdojë të mbajë nën kontroll vendin. 

21 Shkurt 2026, 12:41 Nga E. D
Berisha: Të kemi me vete të gjithë shqiptarët që
 Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se strategjia e opozitës do të vijojë të fuqizohet, por do të mbetet gjithnjë në linjën e kryengritjes paqësore. Gjatë bashkëbisedimit me qyetarët, Berisha theksoi se është e domosdoshme të mobilizohet një pjesë e madhe e qytetarëve, që të mos lejojnë që ky regjim të vazhdojë të mbajë nën kontroll vendin. 

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Muharrem Kurti: Doktor përshëndetje ky regjim jo vetëm na vjedh por edhe na helmon me gaz siç na ndodhi edhe mbrëmë. Pyetja ime është çdo bohet me këtë regjim që nuk po shkulet prej 13 vitesh do kemi ndonjë strategji tjetër më te fuqishme.

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Padiskutim që strategjia jonë do vijë duke u përshtatur dhe fuqizuar, por duke mbetur gjithnjë në platformën e kryengritjes paqësore. Sot siç e shifni, janë dhjetëra mijëra qytetarë që për të 4-në herë me radhë mbushin sheshin dhe bulevardin. Por unë kërkoj mirëkuptimin e çdo qytetari, i cili ka mundësi të dalë, por e sodit nga televizori protestën.

Këta dhjetëra mijëra qytetarë që mbushin bulevardin, a kanë të drejtë në protestën e tyre. A është një akt kriminal të përdorësh pushtetin të vjedhësh qytetarët dhe pastaj të mbrosh, të bësh ligje, apo të bllokosh drejtësinë kur ajo dëshiron të veprojë. A është e pranueshme heshtja në këto raste. A nuk thirrje ndërgjegje qytetare për secilin, pavarësisht nga bindjet që ka, i majtë, i djathtë, pa parti, indiferentë, që të dalë si qytetar për tu dëshmuar shqiptarëve dhe botës se ai nuk pajtohet kurrë me këtë gjendje.

Ndaj z. Kurti ne duhet të punojmë për tu bindur për kauzën e drejtë, kauzë absolutisht jo partiake, kauzë thellësisht qytetare. Imagjinoni pak nëse këta dhjetëra mijëra qytetarë nuk do të kishin mbushur për të 4-në herë me radhë bulevardin dhe në qoftë se mediat ndërkombëtare nuk do kishin dhënë në mënyrën më dashamirëse, dhe më të plotë këtë përpjekje, se si do u dukeshim ne shqiptarët botës.

A është kjo një çështje nderi dhe dinjiteti kombëtar në rrafshin moral, por në rrafshin tjetër është një çështje e interesit të çdo qytetari. Çdo qytetar edhe ai që e di dhe nuk e di është i vjedhur nga këta qeveritarë. Ndaj dhe ne, para se të mendojmë ta supozojmë për një agresivitet të merituar ndaj këtij regjimi, duhet të mendojmë të kemi me vete të gjithë ata të cilët jetojnë me djersën e ballit, jetojnë me dinjitet, të gjithë ata që nuk pajtohen me moralin e tyre, moralin e vjedhësve, të hajdutëve, nuk pajtohen me këtë rrokullisje të madhe që ka Shqipëria, duke larguar shqiptarët prej vendit të tyre. Ky është një hap i rëndësishëm dhe një kusht i cili do të garantojë padiskutim fitoren tonë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 21 Shkurt 2026, 12:24 Ditmir Bushati

THYERJA E BESIMIT

Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shërbyer si një takim vjetor i aleancës transatlantike. Një vend...