Politike

Berisha: Nuk duhet të pranojmë kurrë një kufomë politike në pushtet, duhet të angazhohemi ta largojmë sa më shpejt

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Lideri i opozitës ka theksuar se nuk duhet të pranohet asnjëherë një "kufomë politike" në pushtet, duke u angazhuar për ta larguar sa më shpejt.

21 Shkurt 2026, 12:50 Nga E. D
Berisha: Nuk duhet të pranojmë kurrë një kufomë
Sali Berisha 

TIRANË- KryedemokratiSali Berisha ka deklaruar se protestat paqësore të opozitës janë një kauzë e drejtë dhe një angazhim i pandalshëm për të rrëzuar qeverinë aktuale të Edi Ramës. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Lideri i opozitës ka theksuar se nuk duhet të pranohet asnjëherë një "kufomë politike" në pushtet, duke u angazhuar për ta larguar sa më shpejt.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Fatos Doçi: Dhe sa do vazhdojmë me protesta paqësore është pyetja ime doktor, sikur ti fusim pak adrenaline të kopjojmë nga protestat paqësore që bënte Rama dikur?

Sali Berisha: Dallimi është i jashtëzakonshëm. Edi Rama i kishte për kauza të padrejta, ne i kemi për kauzë të drejtë dhe adrenalina jonë është persistenca, ne nuk heqim dorë deri në rrëzimin e tij. Edhe njëherë Fatos, ne të gjithë duhet ti shndërrojmë këto protesta në çështje nderi dhe dinjiteti për çdo qytetar, që nuk pajtohet me vjedhjen, me poshtërimin e tij dhe të Shqipërisë.

Që nuk pajtohet me rrokullisjen e madhe demografike të këtij vendi, boshatisjen e tij. Por duhet ti shtrojmë këto protesta në çështje interesi themelor të çdo shqiptari, që nuk pajtohet me vjedhjen e pasurive të tij. Nuk pajtohet me padrejtësitë që i bëhen, nuk pajtohet me faktin se fëmijët e tij detyrohen të largohen nga Shqipëria. Mendoj se ne duhet të punojmë fort në dy fronte dhe ky front i dytë është jashtëzakonisht për fitoren tonë.

Mos harroni se, e thashë dhe dje, e them prap dhe sot. Në qoftëse se Enver Hoxha shtatorja e tij u rrëzua në shkurt të 1991, ai kishte vdekur në vitin 1985. Pra u deshën 5 vjet për të shembur atë shtatore. Edi Rama është i vdekur politikisht. Nuk duhet të pranojmë kurrë një kufomë politike në pushtet duhet të angazhohemi ta largojmë sa më shpejt./Dosja.al

sali berisha 

Sondazh

Poll

Politike 21 Shkurt 2026, 12:24 Ditmir Bushati

THYERJA E BESIMIT

Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shërbyer si një takim vjetor i aleancës transatlantike. Një vend...