Zbardhet seanca paraprake e çështjes Meta/ Kreu i PL: Gënjeshtra dhe falsifikime! Unë i përkas vetëm 2 marsit të Kushtetutës
TIRANË- Në një seancë që zgjati rreth 6 orë, ish-presidenti Ilir Meta dhe avokatët e tij paraqitën para gjyk...
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Lideri i opozitës veçoi albumin e prestigjiozes Getty Images, ku, sipas tij, Shqipëria u paraqit si një vend i udhëhequr nga zgjedhje të stilit stalinist dhe me një kryeministër dhe zëvendëskryeministër të akuzuar për korrupsion.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se jehona e kryengritjes paqësore të 20 shkurtit ka qenë më e madhe se kurrë. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Lideri i opozitës veçoi albumin e prestigjiozes Getty Images, ku, sipas tij, Shqipëria u paraqit si një vend i udhëhequr nga zgjedhje të stilit stalinist dhe me një kryeministër dhe zëvendëskryeministër të akuzuar për korrupsion.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miq, jehona e kryengritjes tonë paqësorë mbrëmë ishte më e rrufeshme se kurrë ndonjëherë. Ndërkohë që kryengritja zhvillohej, agjencitë e lajmeve më të mëdha të botës, televizionet dhe mediat botërore e transmetonin atë. Po unë dua të veçoj sot para jush albumin e fotografive të agjencisë më prestigjioze në botë të fotografisë Getty Images.
Në albumin e saj, në disa nga fotot, ajo shkruante: Shqipëria, vendi i zgjedhjeve të stilit stalinist. Në të tjera, kryeministri hajdut dhe zëvendëskryeministrja hajdute. Pra, korrupsionin. Çka tregon se ju, të dashur kryengritës, mbrojtët nderin e vendit tonë, mbrojtët nderin e shqiptarëve, dinjitetin e tyre.
U bëtë fytyra e vërtetë e këtij kombi në dallim nga fytyra e nxirë e Edi Ramës dhe pushtetit të tij. Pra, kauza është e drejtë, fitorja është e jona. Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme për guximin dhe trimërinë tuaj./Dosja.al
TIRANË- Në një seancë që zgjati rreth 6 orë, ish-presidenti Ilir Meta dhe avokatët e tij paraqitën para gjyk...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale i ka gara...
Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shërbyer si një takim vjetor i aleancës transatlantike. Një vend...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, ka publikuar një dëshm...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi protestën e djeshme si një ditë të madhe tr...
TIRANË- Gazeta franceze LE MONDE i ka bërë jehonë protestës së opozitës, e cila u zhvilluar dje. LE MONDE shkruan se f...
foto ilustruese KOSOVË- Shtetet e Bashkuara mbeten shtylla kryesore e stabilitetit në Kosovë dhe çdo ndryshim i papritur në pozi...
Jurgis Çyrbja TIRANË- Ish‑deputeti socialist Jurgis Çyrbja është liruar nga burgu, pasi ka përfunduar vuajtjen e dë...
PUKË- Dega e Partisë Demokratike të Shqipërisë në Pukë i është drejtuar me një një kërkesë Ko...
pamje nga protesta TIRANË- Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë të gjerë protestës së opozit...