Sport

Superiorja/ Java e 25-të starton të premten me superduelin Egnatia - Dinamo City...

Priten ndeshje të luftuara në një javë “delikate”

20 Shkurt 2026, 09:30 Nga DOSJA

Superiorja/ Java e 25-të starton të premten me superduelin Egnatia -

TIRANE - Java e 25-të e kampionatit “Abissnet Superiore” nis të premten me superduelin Egnatia - Dinamo City, që do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” në orën 19:00. Një përballje direkte ku të dyja skuadrat synojnë vetëm fitoren dhe pritet të dhurojnë një sfidë me ritëm e rivalitet.

Të shtunën janë programuar dy ndeshje që do të luhen në orën 13:30. AF Elbasani do të përballet me Vorën në stadiumin “KF Vora”, ku verdheblutë synojnë rikthimin te fitorja pas disfatës me Vllazninë.

Ndërkohë kryesuesit e kampionatit, Vllaznia, do të luajnë në transfertë ndaj Bylisit në stadiumin “Adush Muçaj”, me shkodranët që synojnë fitoren e tetë radhazi për të forcuar pozitat në krye.

Java mbyllet të dielën me dy takimet e fundit. Në orën 13:30, Tirana pret Teutën në stadiumin “Selman Stermasi”, ku bardheblutë kërkojnë rikthimin te fitorja pas humbjes në derbi, ndërsa durrsakët synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Në orën 16:30 luhet edhe sfida Flamurtari - Partizanit në stadiumin “Flamurtari”, një përballje që pritet të jetë e luftuar pasi të dy ekipet synojnë maksimumin.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve për javën e 25-të të “Abissnet Superiores”:

20.02.2026: Egnatia - Dinamo City (19:00) Stadiumi “Arena Egnatia”

21.02.2026: AF Elbasani - FK Vora (13:30) Stadiumi “KF Vora”

21.02.2026: Bylis - Vllaznia (13:30) Stadiumi “Adush Muçaj”

22.02.2026: Tirana - Teuta (13:30) Stadiumi “Selman Stermasi”

22.02.2026: Flamurtari - Partizani (16:30) Stadiumi “Flamurtari”

Superiorja/ Java e 25-të starton të premten me superduelin Egnatia -

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll