Sport

ZYRTARE/ Bukayo Saka rinovon kontratën me Arsenal, deri më 2031 te “Topçinjtë”

Sulmuesi 24-vjeçar bëhet edhe lojtari më të paguar në radhët e “Topçinjtë”

20 Shkurt 2026, 09:00 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Bukayo Saka rinovon kontratën me Arsenal, deri më 2031 te
Mikel Arteta, Bukayo Saka dhe drejtori sportiv Andrea Berta

ANGLI - Anësori Bukayo Saka do të vazhdojë që të jetë futbollist i Arsenalit. Klubi londinez dhe sulmuesi 24-vjeçar kanë zyrtarizuar të enjten zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre, duke ua bërë “zemrat mal” tifozëve.

Saka ka firmosur kontratën e re, e cila e mban atë të lidhur me Arsenalin deri në verën e vitit 2031. Ndërkohë që ai është bërë futbollisti më i paguar i ekipit, me plot 300 mijë paund në javë.

Kujtojmë se sulmuesi u bashkua me të vegjlit e Arsenal në 2008, duke qenë një “prodhim” i tyre. Këtë sezon, ai ka shënuar 8 gola, teksa ka asistuar në 7 të tjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arsenal (@arsenal)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll