Sport

Conference League/ Shkëndija humb ngushtë përballë Samsunsporit në Shkup (video)

Skuadra turke e Samsunsporit humbi edhe një penallti

19 Shkurt 2026, 23:35 Nga DOSJA

Conference League/ Shkëndija humb ngushtë përballë

MAQEDONI - Samsunspor ka shënuar një fitore minimale me rezultatin 1-0 ndaj Shkëndijës së Tetovës, kampione e Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e parë të play-off-it të Conference League.

Një humbje që edhe pse e ngushtë, ia vështirëson shumë mundësitë Shkëndijës për kalim më tej në takimin e kthimit që luhet në stadiumin e Samsunit.

Skuadra turke Samsunspor pati rastin më të mirë të ndeshjes në minutën e 7-të. Fati ishte në anën e skuadrës së Shkëndijes së Tetovës. Futbollisti i Samsunspor Ndiaye nuk ishte i saktë nga pika e penalltisë.

Edhe Shkëndija dy mundësi të mira në pjesën e parë, por futbollisti Tamba i shpërdoroi.

Maruis shënoi në minutën e 77-të dhe i dha fitoren 1-0 ekipit turk të Samsunsporit. 


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll