Sport

Conference League/ Drita shtanget në fund, kampionët e Kosovës humbin në ndeshjen e parë të play-off-it (Video)

Gjithçka tani do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Slloveni, aty ku Drita do të synojë përmbysjen e madhe për t’u kualifikuar në fazën e 1/16-ave të Conference League.

19 Shkurt 2026, 23:16 Nga DOSJA

Conference League/ Drita shtanget në fund, kampionët e Kosovës

KOSOVE - Spektakli nuk mungoi në Prishtinë, por edhe pse pas luftës së madhe të Dritës, kampionët e Kosovës u mposhtën në fund nga Celje me rezultatin 2-3.

Në pjesën e parë Celje kishte një qarkullim më të madh të topit, por diferencat në shanset për shënim nuk ishin të mëdha, kjo deri në minutën e 19-të kur skuadra sllovene zhbllokoi rezultatin me golin e shënuar nga Kucys që shfrytëzoi në maksimum një asist të Calusic.

Pak para fundit të pjesës së parë, Celje shënoi edhe golin e dytë dhe ai që ndëshkoi këtë radhë kampionët e Kosovës ishte një bashkatdhetar, Milot Avdyli dhe rezultati shkoi 2-0 dhe me këto shifra skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes për pushimin e ndeshjes.

Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, ku kampionët në fuqi të Kosovës u futën në fushë me një fytyrë tjetër.

Në minutën e 59-të, ishte Blerim Krasniqi i cili u fut në pjesën e dytë, që shënoi me kokë për të rihapur takimin.

Zëvëndësimi tjetër i duhur ishte ai i Liridon Balajt, i cili në minutën e 75-të riktheu barazpeshën në Prishtinë, duke sjellë festë në kampin e të besuarve të Zekerija Ramadanit.

Por në minutën e fundit të takimit, kampionët e Kosovës u shtangën nga Poplatnik, i cili i dha fitoren ekipit mik.

Tashmë çdo gjë do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Slloveni, aty ku Drita do të synojë përmbysjen e madhe për t’u kualifikuar në fazën e 1/16-ave të Conference League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll