Sport

Conference League/ Fiorentina pranë 1/8 të finaleve, mundi Jagellonian dhe të tjerët...

Në ndeshjet e para “play-off” të Conference League, nuk munguan rezultatet surprizë…

20 Shkurt 2026, 00:10 Nga DOSJA

Conference League/ Fiorentina pranë 1/8 të finaleve, mundi Jagellonian

ZVICER - Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshjet e para të vlefshme për fazën “play-off” të Conference League, ku rezultatet surprizuese nuk munguan.

Në një ndeshje emocionuese, Noah e mposhti AZ Alkmaar me rezultat minimal 1-0, duke lënë holandezët të shtangur. Po ashtu, një tjetër befasi erdhi nga barazimi i Zrinjskit me Crystal Palace, ku të dy ekipet e ndanë pikët pas një barazimi 1-1.

Në sfidat e tjera, Sigma Olomouc barazoi me Luzern 1-1, ndërsa Lech Poznań mundi KuPS me rezultatin 2-0.

Sakaq në katër ndeshjet e mbrëmjes, Fiorentina hedh një hap të rëndësishëm drejt fazës së 1/8 të finaleve të Conference League. Skuadra violë iu imponua Jagellonias në fushën e kësaj të fundit duke e mundur me rezultatin 3-0.

Pas një pjese të parë të përfunduar me barazimin 0-0, Fiorentina arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 53-të falë golit të Ranierit që dërgoi në rrjetë një top të marrë pas asistit të Fazzinit.

Pas këtij goli gjithçka u bë më e lehtë për Fiorentinën që në minutën e 66-të shënoi edhe golin e dytë me anë të Mandragoras për të çuar rezultatin në 2-0.

Fiorentina nuk i kishte mbyllur akoma historitë e kësaj ndeshjeje dhe në minutën e 81-të shënoi edhe golin e tretë me Piccoli që ekzekutoi saktë një 11-metërsh.

Fitore të rëndësishme mori edhe Rijeka që mposhti Omonian në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 1-0 edhe pse me 10 futbollistë. Njeriu i ndeshjes për skuadrën kroate u bë Adjei me golin e shënuar në minutën 87-të.

Ja rezultatet teknike të ndeshjeve të para play-off:

Conference League/ Fiorentina pranë 1/8 të finaleve, mundi Jagellonian

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll