Sport

Skandal në Federatën e Futbollit Argjentinas! Presidenti Tapia - zyrtarisht nën hetim...

Hetuesit besojnë se "ka baza të mjaftueshme për të dyshuar për përfshirjen e Tapias në çështjet nën hetim". Njoftimi i hetimit ka të bëjë edhe me arkëtarin e Federatës, Pablo Toviggino. Presidenti i AFA-s është gjithashtu në qendër edhe të dy hetimeve të tjera për pastrim parash të dyshuar në bashkëpunim me kompaninë Sur Finanzas.

20 Shkurt 2026, 08:30 Nga DOSJA

Skandal në Federatën e Futbollit Argjentinas! Presidenti Tapia -

ARGJENTINE - Drejtësia argjentinase ka lëshuar një njoftim hetimi kundër presidentit të Shoqatës së Futbollit Argjentinas (AFA), Claudio 'Chiqui' Tapia, si pjesë e një hetimi për evazion fiskal prej rreth 11 milionë eurosh.

Sipas një raporti në gazetën La Nación, duke cituar burime dhe dokumente gjyqësore, Tapia është thirrur të paraqitet para një gjyqtari më 6 mars dhe thuhet se i është ndaluar të largohet nga vendi ndërkohë.

Hetuesit besojnë se "ka baza të mjaftueshme për të dyshuar për përfshirjen e Tapias në çështjet nën hetim". Njoftimi i hetimit ka të bëjë edhe me arkëtarin e Federatës, Pablo Toviggino.

Presidenti i AFA-s është gjithashtu në qendër të dy hetimeve të tjera për pastrim parash të dyshuar në bashkëpunim me kompaninë Sur Finanzas dhe blerjen e një prone luksoze në provincën e Buenos Aires.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll