Sport

Europa League/ Stuttgarti gati i kualifikuar, barazim në Athinë mes Panathinaikos dhe Viktoria Plzen, rezultatet e tjera....

Njihuni me përfundimet e ndeshjeve të para të play-off-it në Europa League

19 Shkurt 2026, 23:47 Nga DOSJA

Europa League/ Stuttgarti gati i kualifikuar, barazim në Athinë mes

SKOCI - Stuttgart mori një fitore të rëndësishme në Skoci përsa i përket çështjes së kualifikimit, teksa mundi Celtic me rezultatin 4-1.

Vetëm 15 minuta priti Stuttgart për të marrë avantazhin 1-0 me golin e Khanouss, por Celtic reagoi shumë shpejt teksa 6 minuta më vonë barazoi shifrat në 1-1 me Nygren. Gjermanët nuk i dekurajuan dhe në të 28-tën u rikthyen në avantazh, sërish me Khanouss.

Me avantazhin 2-1 të Stuttgart skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes. Në pjesën e dytë Stuttgart shënoi edhe golin e tretë me Leweling për t’i çuar shifrat në 3-1 dhe për të marrë një fitore që i sjell në horizont fazën e 1/8 të finaleve, pasi rezultati përfundimtar shkoi ne 4-1.

Nuk pati fitues në ndeshjen e parë të play-offit mes Panathinaikos dhe Viktoria Plzen. Në ndeshjen e zhvilluar në Athinë, skuadrat u ndanë me barazimin 2-2, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Viktoria Plzen e nisi mjaft mirë ndeshjen, teksa që në minutën e 11-të zhbllokoi rezultatin me golin e shënuar nga Visinsky pas një asisti të dhënë nga Cerv.

Në minutën e 31-të, shpërtheu festa në Athinë pasi Panathinaikos barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Tetteh, shifra që mbetën të tilla deri në fund të 45 minutëshit të parë. Pas pushimit të ndeshjes, Panathinaikos përmbysi gjithçka duke shënuar golin e dytë, sëriush me Tetteh për të çuar shifrat në 2-1. Por Viktoria Plzen kishte ende për të thënë dhe barazoi shifrat në 2-2 me golin e Ladra

Ludogorets shënoi në minutën e 24-t të pjesës së parë me Duah, por përgjigjia e skuadrës hungareze ishte shumë e shpejtë me Ferencvaros që në minutën e 27-të barazoi shifrat në 1-1 me golin e Dele. Në pjesën e dytë skuadra bullgare mori sërish avantazhin në 2-1 teksa shënoi me Son.

Crvena Zvezda befason tifozët francezë teksa mundi Lille në shtëpinë e saj me rezultatin 1-0. Fati i kësaj ndeshjeje u përcaktua që fundin e pjesës së parë kur Tebo Uchenna shënoi për skuadrën serbe që shkon me një avantazh të mirë në ndeshjen e kthimit.

Ja përfundimet e ndeshjeve të para të play-off-it në Europa League:

Europa League/ Stuttgarti gati i kualifikuar, barazim në Athinë mes

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll