Politike

“Të çon të fala Monzani!”/ Malaj-Shehajt: Flet ti për drejtësi, që je i dënuar si shpifës dhe hajdut të dhënash

Në seancë plenare, Malaj ka ngritur akuza ndaj Shehajt duke thënë se, ka një kallëzim tjetër që ky i fundit është hajdut të dhënash.

19 Shkurt 2026, 12:22 Nga D.S
“Të çon të fala Monzani!”/ Malaj-Shehajt: Flet ti
Petrit Malaj

TIRANË- Ministri Financave Petrit Malaj ka deklaruar se kreu i Partisë Mundësia se është i dënuar për vjedhje të të dhënave.

Në seancë plenare, Malaj ka ngritur akuza ndaj Shehajt duke thënë se, ka një kallëzim tjetër që ky i fundit është hajdut të dhënash. Për sa i përket TVSH-së, minstri i Financave u shpreh se, çdo para që paguhet në doganë është TVSH e kreditueshme dhe jo kosto.

"Mezi po e pres interpelancën me ty. Flet ti për drejtësi, ti që je i dënuar si shpifës dhe hajdut të dhënash. Vesi del me shpirtin. Ke një kallëzim tjetër që je hajdut të dhënash. Të çon të fala Monzani! Sa i përket TVSH-së, akoma nuk arrin të kuptosh se si funksionon. Çdo para që paguhet në doganë është TVSH e kreditueshme , jo kosto.", tha Malaj./Dosja.al

petrit malas minstri i financave agron shehaj partia mundesia seance plenare

Sondazh

Poll