Politike

“Durana Park, një skemë mashtrimi”/ Shehaj nxjerr foton në Kuvend: Nga 46 bizneset e regjistruara, 2/3 ishin të Ermal Beqirit

Në interpelancën e kërkuar me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Shehaj theksoi se pasi dështuan ta bënin këtë projekt fizikisht, kaluan virtualisht.

19 Shkurt 2026, 12:11 Nga D.S
“Durana Park, një skemë mashtrimi”/ Shehaj nxjerr foton
Agron Shehaj

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi se "Durana Tech Park" është një skenë mashtrimi nga ana e qeverisë për të favorizuar biznesmenët e afërt me qeverinë. 

Në interpelancën e kërkuar me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Shehaj theksoi se pasi dështuan ta bënin këtë projekt fizikisht, kaluan virtualisht. Gjatë seancës plenare, ai nxori një foto në Kuvend, duke thënë se nga një projekt me vizion i shumë reklamuar dhe shtoi se tani është një “fushë me lopë”. 

“Ju u premtuat qytetarëve e se për këtë qëllim duhet t’u premtojmë investitorëve të huaj e vendas se ata nuk do të paguajnë taksa, zero taksa se kjo është mënyra  e vetme që ta të shkojnë të investojnë në Durana Park. Iu thatë shqiptarëve se ju do të paguani taksa, ata nuk do të paguajnë. Ky ishte projekti që ju reklamuat. Ky është realiteti (nxjerr foton), fushë me lopë. Ju nuk u dorëzuat, thatë nuk e bëmë dot këtë fizikisht por mund ta bëjë virtualisht, dhe më edhe kolegen tuaj drejtoreshën e Korporatës së Invëstimeve ratë dakord ta bënit virtualisht.

Rastësisht një muaj para se të hapeshin aplikimet për bizneset që të regjistroheshin virtualisht, Ermal Beqiri krijoi një shoqatë me biznese në fushën e teknologjisë. Beqiri, i plotfuqishmi i tenderave të AKSHI. Dhe si për rastësisht pjesa më e madhe e bizneseve të regjistruara në këtë, u regjistruan në Durana park. U regjistruan 46 biznese virtualisht, dhe nga të cilat, 2/3 janë të Beqirit. E gjithë kjo skemë ishte një skemë mashtrimi, që t’u jepte mundësinë Ermal Beqirit, Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanajt që përveçse të merrte lekët nga arkat e shtetit, të kishte mundësinë të mos paguante asnjë taksë.”, tha Shehaj./Dosja.al

delina ibrahimaj agron shehaj \"durana tech park\"

Sondazh

Poll