Politike

“Ku ka rënë PS!”/ Çaushi replikë Topallit: Jozefinë ke nostalgji për kohën kur të kapje prej zhelesh dhe të qisje jashtë

Pas ironisë së Topallit, deputetja Zegjine Çaushi u shpreh se,  Topalli duhet t’ia dijë për nder doktorit që e mori sërish në PD, duke shtuar se Basha e ‘nxori prej zhelesh jashtë’.

19 Shkurt 2026, 11:42 Nga D.S
“Ku ka rënë PS!”/ Çaushi replikë Topallit:
Zegjine Çaushi

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka replikuat mbi fjalën e parafolëses, Jozefina Topalli, deputete e Partisë Demokratike e cila u shpreh se në dorë të kujt ka rënë PS-ja. 

Pas ironisë së Topallit, deputetja Zegjine Çaushi u shpreh se,  Topalli duhet t’ia dijë për nder doktorit që e mori sërish në PD, duke shtuar se Basha e ‘nxori prej zhelesh jashtë’. Çaushi nuki  kurseu ironitë ndaj Topallit duke i thënë se nuk jemi në epokës e saj, ku sipas deputetes së Partisë Socialiste, 'të kapje për zhelesh dhe të qisje jashtë'.

“E dashur Jozefinë, duhet t’ia dish për nder doktorit. Se Luli të kapi prej zhelesh dhe të qiti jashtë. E kuptoj se ke nostalgji për kohën tënde, ishin të arta ato. Por zonjë gjërat kanë ndryshuar tani. Jemi në epokë tjetër. Nuk jemi në epokën tënde, që të kapje prej zhelesh dhe të qisje jashtë prej atje lartë.”, tha Çaushi./Dosja.al

 

jozefina topalli zegjine caushi pd lulezim basha ps

Sondazh

Poll