Politike

Berisha: Ndërkombëtarët presin heqjen me urgjencë të imunitetit të Edi Ramës! Ndryshoni ligje për të mbrojtur një hajdut

Në fjalën e tij në foltore, Berisha tha se komuniteti ndërkombëtar pret heqjen urgjente të imunitetit të kryeministrit Edi Rama.

19 Shkurt 2026, 11:08 Nga D.S
Berisha: Ndërkombëtarët presin heqjen me urgjencë të
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se mazhoranca po tenton të mbrojë me ndryshime ligjore atë që ai e quan 'aferë e rëndë korruptive'. Në fjalën e tij në foltore, Berisha tha se komuniteti ndërkombëtar pret heqjen urgjente të imunitetit të kryeministrit Edi Rama.

Në seancën e sotme plenare, Berisha ngreu akuza ndaj deputetëve socialistë duke u shprehur se po veprojnë për të mbrojtur interesat e qeverisë.

"Sot, mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar pret nga ky parlament heqjen me urgjencë të imunitetit të Edi Ramës, në fakt, por në letra të Lubi Ballukut. Ju keni marrë një mision të pamundur.
Këtë që po bëni ju, nuk e ka bërë kush kurrë. Ju jeni të gatshëm të ndryshoni ligje për të mbrojtur një hajdut që është damkosur para mbarë shqiptarëve si hajduti kryesor në historinë e kombit, dhe një nga më kryesorët në historinë e Europës.

Ai po u përdor ju si lolo, ai u po përdor ju jo si zare, por si kukulla të vërteta. Ai po u keqpërdor ju në shkallën më ekstreme. Dhe ju që më shihni si me inat gjoja, ja t’u them unë, se këta avoketërit e Lubisë në sallë, kur ndodhen para të huajve, e kyçin gojën. Nuk thonë asnjë fjalë në mbrojtje të saj. Hajde të jap regjistrimet po deshe. Nuk thonë një fjalë, rrinë si pula. Kurse këtu u nxisin ju drejt një krimi të vërtetë, drejt një krimi në vazhdim. Ja këta që u dalin ju para, pyesni pak çfarë thanë dje e pardje, çfarë thonë në praninë e të huajve? Asnjë fjalë për Lubinë, përkundrazi u pëshpëritin në vesh se do ia heqim, do e bëjmë.", tha Berisha./Dosja.al

edi rama sali berisha pd ps seance plenare

Sondazh

Poll