Politike

Skenari i protestës së nesërme/ Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë i pranishëm në shesh gjatë protestës së nesërme, Berisha u përgjigj se i gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore. 

19 Shkurt 2026, 12:15 Nga I.A
Skenari i protestës së nesërme/ Berisha: McAllister
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli për protestën e paralajmëruar ditën e nesërme, duke e cilësuar atë si një kryengritje paqësore. I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë i pranishëm në shesh gjatë protestës së nesërme, Berisha u përgjigj se i gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore. 

Pyetje: Z.Berisha, a do qëndroni nesër në shesh?

Sali Berisha: Tani i gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore.

Pyetje: Z.Berisha, McAllister tha se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci?

Sali Berisha: Në linjë të plotë me Sali Berishën. A ke parë njeri që të ftojë si unë në mënyrë të përsëritur që është kryengritje paqësore?

Pyetje: Por kemi parë se në protesta ka pasur edhe molotovë?

Sali Berisha: Po edhe mund të hyjnë njerëz të dëshpëruar që kryejnë veprime të këtilla dhe të atilla, por thirrja jonë është për protestë paqësore.

sali berisha

Sondazh

Poll