Politike

'Trupin si purtekë domatesh'/ Përplasje mes Gaz Bardhit dhe Zegjine Çaushit në Kuvend: Erdhe për të pirë xhin e ngrën qofte

Çaushi shpërtheu me akuza dhe fyerje ndaj Bardhit në fjalën e saj, ndërkohë që i ka kujtuar dhe disfatën në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Fierit. 

19 Shkurt 2026, 11:13 Nga I.A
'Trupin si purtekë domatesh'/ Përplasje mes Gaz Bardhit dhe
Zegjine Çaushi

TIRANË- Deputetja socialiste Zegjine Çaushi dhe kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi janë përfshirë në një debat të ashpër në Kuvend. Çaushi shpërtheu me akuza dhe fyerje ndaj Bardhit në fjalën e saj, ndërkohë që i ka kujtuar dhe disfatën në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Fierit. 

Sipas Caushi, Bardhi gjatë fushatës pinte xhin dhe hante qoftë pasi qytetarët nuk e takonin. Në fund Çaushi iu drejtua Bardhit duke i thënë se erdhi në Fier vetëm për tu përdredhur si purtekë domatesh.


”Faleminderit i dashur Gazo që më përmende më në fund. Kënaqësi që të përballesh këtu me ty. Të thashë atje tek deti i Fierit, por nuk më besove o xhan. Erdhe në Fier vetëm për të pirë xhin në 2 të natës e për të shkëlqyer sytë xixa. E për të ngrënë qoftë në lokalin e lagjes se nuk kishte lushnjar e Fierak që ta hapi derën. U kalove gjyshërve në Patos dhe nuk të panë fare. Ç’të bëri Roskoveci kur dole në pazar? Ike më parë se të vijë. Ti ylli i Fierit për këtë do të mbahesh mend në Fier. Ti duhet të ma dish për faleminderit, që doktori nuk të hoqi nga ai vend vetëm që mos më bënte qefin mua. Do të kujtoj një shprehje që i ke thënë Berishës, ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë trupin tënd si purtekë domatesh”, tha ajo./Dosja.al

zegjine Çaushi gazment bardhi

Sondazh

Poll