19 Shkurt 2026, 12:11
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se Gjykata Kushtetuese po kalon “ditën e saj më të zezë”, duke akuzuar se ndryshimet e fundit ligjore shkelmojnë Kushtetutën vetëm për shkak të lidhjes së kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës jashtë Kuvendit, Berisha theksoi se ligji parashikon pezullimin e zyrtarëve të lartë, përfshirë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kryeinspektorin e ILD, kur hapen çështje penale ndaj tyre. Sipas Berishës, këto dispozita po anashkalohen nga udhëheqës të caktuar të gjykatës, duke krijuar një shkelje të hapur të parimeve kushtetuese.
'Tani, Gjykata Kushtetuese është në ditën e saj në më të zezë. Pse është në ditën e saj më të zezë? Po të lexoni ligjin, nenet e Gjykatës Kushtetuese në Kushtetutë, njëra nga nenet thotë se gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra. Pseudogjykatës, me në krye Fiona Papajorgjin, vendosin të mos njohin të drejtën ligjore të prokurorit të SPAK për të pezulluar ministrin. Pra, Kushtetuta duke njohur, duke sanksionuar mundësinë kushtetuese të pezullimit të gjykatësit, dhe jo vetëm të gjykatësit, Kushtetuta parashikon pezullimin e Prokurorit të Përgjithshëm, të kryeinspektorit të ILD, të gjykatësit të Gjykatës së Lartë, të Avokatit të Popullit dhe kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Çka do të thotë, hapja e një çështje penale për Avokatin e Popullit e pezullon nga detyra. Hapja e një çështje penale për kryetarin e KLSH e pezullon nga detyra se është i barazuar me gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese. Shikoni se çfarë bëjnë këta? Shikoni se si e shkelmojnë Kushtetutën këta, sepse Edi Rama është në rreth të kuq,' tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
19 Shkurt 2026, 12:04
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë se po sillet si pushtues dhe ftoi qytetarët të protestojnë nes&eum...
Politike
19 Shkurt 2026, 11:42
D.S
Zegjine Çaushi
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka replikuat mbi fjalën e parafolëses, Jozefi...
Politike
19 Shkurt 2026, 11:31
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën nga foltorja e Kuvendit se po ndërmerr ndry...
Politike
19 Shkurt 2026, 11:26
I>A
Jozefina Topalli
TIRANË- Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka bërë një paralelizëm mes përfaqësuesve në Kuvend t...
Politike
19 Shkurt 2026, 11:13
I.A
Zegjine Çaushi
TIRANË- Deputetja socialiste Zegjine Çaushi dhe kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi janë përfshir&e...
Politike
19 Shkurt 2026, 11:08
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se mazhoranca po tenton të mbrojë me ndryshime ligjo...
Politike
19 Shkurt 2026, 11:09
I.A
Andrew Mountbatten-Windsor
ANGLI- Princi Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim detyre. ...
Politike
19 Shkurt 2026, 11:03
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka paralajmëruar sot padi ndaj ndaj Drejtorisë së Tatimeve dhe AK...
Politike
19 Shkurt 2026, 10:54
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Deputeti Ulsi Manja i është përgjigjur Gazment Bardhit në lidhje me interpretimin e vendimit të Gjyka...
Politike
19 Shkurt 2026, 10:45
D.S
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama...