Politike

"I njëjti ekip, e njëjta zgjedhje e gabuar e deputetëve"/ Salianji: Lidershipi i PD-së, njësoj si “biri i vet” Basha...

Gjatë fjalës së tij, Salianji theksoi gjithashtu se disa prej tyre ndihen mirë në selinë blu, sepse marrin rrogën prej vitesh dhe e përdorin partinë për përfitime.

18 Shkurt 2026, 18:02 Nga E. D
"I njëjti ekip, e njëjta zgjedhje e gabuar e
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi gjatë takimit me demokratët në Berat, kritikoi ashpër Sali Berishën që po mban të njëjtin kurs politik sikurse ish-kryetari Lulzim Basha, të cilin e cilësoi si “birin politik” të Berishës. Gjatë fjalës së tij, Salianji theksoi gjithashtu se disa prej tyre ndihen mirë në selinë blu, sepse marrin rrogën prej vitesh dhe e përdorin partinë për përfitime.

Ai theksoi se në PD po vazhdon e njejta metodë, me të njëjtën shpërfillje të demokratëve, të zgjedhjes së gabuar të deputetëve dhe me të njëjtin ekip, si disa vite më parë. 

"Ka një tezë interesante lidershipi, fantazmë imagjinare se Edi Rama nuk mundet me votë, njësoj si biri I vet Basha, funksionojnë njësoj me të njëjtat vese, gabime, metodë, me të njëjtën shpërfillje të demokratëve, të zgjedhjes së gabuar të deputetëve, me të njëjtin ekip, si disa vite më parë. Cfarë ka ndryshuar përvec emrave? Asgjë, ose është përkeqësuar. Po Edi Rama përmbyset me votë.

Ne e dimë që Rama përmbyset nga fuqia e njerëzve të bashkuar por dhe me ndihmën e SPAK dhe SHBA dhe BE-së. Llogaritë e fundit bëhen në kutitë e votimit. PD do të vijë në pushtet duke bashkuar opozitën dhe duke mundur Ramën në kutitë e votimit. Kush mendon ndryshe duhet tua themi qartë se janë dokrra dhe zvarritja e opozitës me këto dokrra është një papërgjegjshmëri ekstreme. PD duhet të fitojë të ardhmen," tha Salianji./Dosja.al

 

 

 

ervin salianji

Sondazh

Poll