Politike

“Ekonomia kontrollohet nga 2-3”, Salianji me demokratët në Berat: Kur rinia ikën, gjithçka fiket!

Ai tha se kjo nuk është Shqipëria që meritojnë shqiptarët.

18 Shkurt 2026, 17:57 Nga E.d
“Ekonomia kontrollohet nga 2-3”, Salianji me demokratët në
Foto ilustruse

BERAT- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar ditën e sotme se qeveria duhet të jetë garanci për ditët e këqija, por kjo aktualja sipas tij e ka shkrirë shtetin me krimin. Gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët në qytetit të Beratit, ai u shpreh se kur rinia ikën, gjithçka fiket.

Ai tha se kjo nuk është Shqipëria që meritojnë shqiptarët. Ish-deputeti demokrat theksoi se vendi është i lodhur dhe shpresa është më e rrallë se zhgënjimi.

“Është e vështirë të flasësh për vlera e sakrifica, sepse duket sikur shoqëria është futur në një kafaz. Sot jemi mbledhur jo vetëm për të folur për politikën, por për fatin e Shqipërisë. Për vendin tonë të bekuar, që sot është më i lodhur se kurrë, ku shpresa është më e rrallë se zhgënjimi dhe ku të rinjtë pyesin kur është momenti të largohen.

Kur rinia ikën, gjithçka fiket. Kjo nuk është Shqipëria që meritojnë shqiptarët. Një vend ku ekonomia kontrollohet nga 2-3 duar dhe ku politikanët nuk kanë as përgjegjësi dhe as dashurinë më të vogël për vendin.

Kemi takuar qytetarë që nuk flasin një fjalë të mirë për qeverinë. A mund të thotë dikush një të mirë për qeverinë e Edi Ramës? Qeveria duhet të jetë garanci për ditët e këqija, por këta kanë shkrirë shtetin me krimin. E keni parë si bien rrugët e ndërtuara me miliona euro? Kanë vjedhur edhe hekurin e rrugëve, pa menduar se do bjerë shi apo dëborë”, deklaroi Salianji gjatë takimit me demokratët në Berat./Dosja.al

ervin salianji pd berat

Sondazh

Poll