Politike

"E trajton shtetin si plaçkë lufte"/ Salianji: Ndryshimet në ligj jo për qytetarët, por që Rama të shpëtojë veten!

Gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët në qytetit të Beratit, Salianji u shpreh se Rama ka propozuar ndryshime në ligj, jo për t’u kujdesur për qytetarët shqiptarë që përballen me gjyqe të padrejta, por për të garantuar për veten dhe ministrat e tij që të mos preken nga SPAK.

18 Shkurt 2026, 17:59 Nga E.d
"E trajton shtetin si plaçkë lufte"/ Salianji: Ndryshimet
Foto ilustruse

BERAT- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se qeveria e trajton shtetin si plaçkë lufte. Gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët në qytetit të Beratit, Salianji u shpreh se Rama ka propozuar ndryshime në ligj, jo për t’u kujdesur për qytetarët shqiptarë që përballen me gjyqe të padrejta, por për të garantuar për veten dhe ministrat e tij që të mos preken nga SPAK.

Në raste të tilla, për ndryshime të njëanshme ligjore, ai deklaroi se PD thërriste në takim ambasadorët e SHBA dhe BE për të ndarë shqetësimet mbi atë që ndodhte me demokracinë në Shqipëri. Por, sot sipas tij në PD nuk hyn dhe nuk del asnjë ambasador.

"A i keni parë ministrat, që duken si sheikë? Si janë shkrirë me krimin? Në këto kushte rriten fëmijët? Larg qoftë, tragjedi për pacientët, për familjet – tragjedi familjare. Çdo gjë blihet me para. A i keni parë si shemben rrugët “e florinjta”? Kanë vjedhur edhe hekurin këta të babëzitur, duke menduar se nuk do të bjerë as shi dhe as përmbytje. A i keni parë si shtrëngojnë administratën dhe sipërmarrjen për bukën e gojës? Kjo nuk është një qeveri që përfaqëson qytetarët shqiptarë.

E trajton shtetin si plaçkë lufte. Situata po kthehet në një dramë ekzistenciale. Këto ditë, Edi Rama ka propozuar ndryshime në ligj, jo për t’u kujdesur për qytetarët shqiptarë që përballen me gjyqe të padrejta, por për të garantuar për veten dhe ministrat e tij që të mos preken nga SPAK.

Edhe ne kemi qenë ndryshe më parë. Në raste të tilla, për ndryshime të njëanshme ligjore, Partia Demokratike thërriste në takim ambasadorët e SHBA dhe BE për të ndarë shqetësimet mbi atë që ndodhte me demokracinë në Shqipëri. Sot, fatkeqësisht, në PD nuk hyn dhe nuk del asnjë ambasador. Shqipëria nuk ndryshon nëse nuk ndryshon PD-ja. PD solli lirinë, rrëzoi diktaturën dhe vendosi pluralizmin," tha Salianji./Dosja.al

ervin salianji berat pd

Sondazh

Poll