18 Shkurt 2026, 17:37
Nga E. D

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në një takim në selinë e PD, eurodeputetin Michael Gahler, koordinator i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore në Parlamentin Europian. Gjatë takimit, që u përshkua nga një frymë mirkuptimi Berisha i shprehu përfaqësuesit të lartë europian shqetësimet e opozitës për “aferën Balluku” dhe AKSHI-t, si dhe përpjekjet e Edi Ramës për të ndërhyrë në legjislacion, me qëllim krijimin e një mburoje për korrupsionin e tij dhe të ministrave.
Berisha theksoi se amendamentet ligjore që synon Rama dëmtojnë, jo vetëm luftën e drejtësisë kundër korrupsionit, por edhe procesin e integrimit europian. Sipas kryetarit të PD, opozita e mbështet pa kushte procesin e itengrimit në BE, por kërkon që ky proces të jetë gjithëpërfshirës, i bazuar në meritë, dhe të mos përdoret për qëllime propagandistike nga qeveria.
kryedemokrati bëri edhe një panoramë të thelluar të skandalit të AKSHI-t dhe përfshirjen e Kryeministrit vetë dhe me familjarë të tij në këtë aferë të rëndë, e cila per Shqiperine tejkalon ‘aferën Epstein’, jo vetëm si akt korruptiv, por edhe sepse prek një pjesë themelore të superstrukturës shtetërore, përfshirë këtu sigurinë kibernetike.
Berisha dhe Gahler u ndalën edhe te zgjedhjet e fundit në Shqipëri, dhe kryetari i Partisë Demokratike u shpreh i kënaqur me faktin se një mison vëzhgues u dërgua nga Parlamenti Europian, dhe eurodeputeti ishte pjesë e tij dhe mundi të shihte vetë ato shkelje të rënda që thekson raporti i OSBE, por edhe 7 rezoluta ndërkomëbtare, që i kanë dënuar hapur zgjedhjet e manipuluara shqiptare. Lidhjet e Edi Ramës me Kartelet e drogës ishte gjithashtu një çështje qe u diskutua gjerësisht./Dosja.al
berisha
Politike
18 Shkurt 2026, 17:32
E. D
Nancy VanHorn, Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaëiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me t&e...
Politike
18 Shkurt 2026, 17:09
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një takim me Komisionin e Jashtë...
Politike
18 Shkurt 2026, 16:35
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar paraburgimin e tij, si persekutimi politik, ndërsa kisht...
Politike
18 Shkurt 2026, 16:21
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka cilësuar ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, si një...
Politike
18 Shkurt 2026, 16:04
E.d
Foto ilustruse
Statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsimore që Serbia i mbështet në Kosovë do të ...
Politike
18 Shkurt 2026, 15:51
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën e shqyrtimit të ankimimit të kryebashkiakut Erion Veliaj,...
Politike
18 Shkurt 2026, 15:50
E.d
Jakup Krasniqi
HAGË– Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi se çdo akuzë është vazhdi...
Politike
18 Shkurt 2026, 15:20
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për dosjen “Sterilizimi”. Bëhet me dije se...
Politike
18 Shkurt 2026, 15:23
E.d
Jakup Krasniqi
HAGË– Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniq...
Politike
18 Shkurt 2026, 15:21
E.d
Jakup Krasniqi
HAGË– Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniq...