Politike

"As socialistët nuk thonë më fjalë të mirë për Ramën"/ Salianji nga Berati: Shteti është bërë pronë private! Kjo nuk është Shqipëria që meritojnë qytetarët

Salianji u shpreh se  kjo nuk është Shqipëria që meritojnë qytetarët, pasi vendi po zbrazet nga dita në ditë dhe atyre që qeverisin nuk u vjen as turp.

18 Shkurt 2026, 17:51 Nga E.d
"As socialistët nuk thonë më fjalë të mirë
Foto ilustruse

BERAT- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur ditën e sotme takimin me demokratët në qytetin e Beratit. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se as socialistët nuk thonë më fjalë të mirë për Ramën. Sipas tij, shteti është bërë pronë private. 

Salianji u shpreh se  kjo nuk është Shqipëria që meritojnë qytetarët, pasi vendi po zbrazet nga dita në ditë dhe atyre që qeverisin nuk u vjen as turp.

"Duket sikur shoqëria shqiptare është futur në një kafaz. Jemi mbledhur për këtë: për të folur për fatin e Shqipërisë, për vendin tonë të bekuar që sot është më i lodhur se kurrë. Për një vend ku të rinjtë, në momentin e parë që munden, duan të ikin dhe të largohen. Kjo është tragjedia më e madhe e këtij regjimi.

Kjo nuk është Shqipëria që meritojnë qytetarët shqiptarë. Shteti është kthyer në pronë private. Politikanë që duket se nuk kanë as dashurinë dhe as ndjeshmërinë më të vogël për vendin. Këtë e ndjen çdo qytetar në familjen e vet, në një ndjenjë të thellë braktisjeje.

Shqipëria po zbrazet nga dita në ditë dhe atyre që qeverisin nuk u vjen as turp. Madje krenohen me vjedhjet e radhës. Një maskarallëk. Në çdo vend kemi takuar qytetarë, demokratë e socialistë, që nuk thonë asnjë fjalë të mirë për Edi Ramën. Të gjithë e dinë se kemi një qeveri që nuk e njeh realitetin e familjes shqiptare. Në fund të ditës, çfarë lehtësimi u ka ofruar Edi Rama shqiptarëve në këto 13 vite?" tha Salianji./Dosja.al

ervin salianji berat edi rama

Sondazh

Poll