Politike

 Krasniqi, prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve! Drejtësia nuk mund të ndërtohet me gjuhën e ish-shtypësve

Ai kujtoi daljen e tij publike më 11 qershor 1998, duke theksuar se ajo erdhi pas masakrave në Likoshan dhe Prekaz, ku humbën jetën 83 civilë, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar.

18 Shkurt 2026, 15:23 Nga E.d
 Krasniqi, prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!
Jakup Krasniqi

HAGË– Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi,  tha se drejtësia nuk mund të ndërtohet me gjuhën e ish-shtypësve. Ai kujtoi daljen e tij publike më 11 qershor 1998, duke theksuar se ajo erdhi pas masakrave në Likoshan dhe Prekaz, ku humbën jetën 83 civilë, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar.

Sipas tij, akuzat e prokurorisë janë ndërtuar mbi narrativat e atyre që shkaktuan disa luftëra, në të gjithë federatën jugosllave. Ai tha se kjo akuzë i shërben ndonjë drejtësie, që shoqëritë demokratike pretendojnë ta mbërrijnë.

Jakup Krasniqi në Hagë:

Ndodhem në vitin tim të 16 të burgimit. Ndodhëm në burg, sepse lufta për liria dhe pavarësinë e popullit tim. Thashë në vitin e 16, se 10 vite e më tepër burg i kam kaluar nga 1981-1991. Të kesh kaluar 15 nga 75 vite të jetë burg dhe të jesh privuar nga ajri i lirisë, nuk është diçka e vogël, por është diçka e madhe. Dalja ime publike më 11 qershor 1998 tregoi se isha kundërshtar i politikave gjenocidale të Serbisë, dhe ndodhi pak kohë pas masakrave serbe në Likoshan, Prekaz, ku humbën jetën 83 njerëz, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar.

Të paarmatosur, të vrarë në shtëpitë e tyre, Kjo vrasje brutale shënuan një pikë kthesë të ndërgjegjes për një brez të tërë shqiptarësh. Akuzat e prokurorisë dhe kundër nesh dhe UÇK janë ndërtuar mbi narrativat e atyre që shkaktuan disa luftëra, në të gjithë federatën jugosllave. brenda një dekada të vetëm. Nuk mendoj se kjo akuzë i shërben ndonjë drejtësie, e sidomos jo drejtësisë, që shoqëritë demokratike pretendojnë ta mbërrijnë. Drejtësia nuk mund të ndërtohet me gjuhën e ish-shtypësve, ajo duhet të qëndrojë mbi prova të besueshme dhe të vërtetën./Dosja.al

jakup krasniqi hagë kosova

Sondazh

Poll