Politike

 Thaçi në Hagë: Kosova zgjodhi paqen dhe demokracinë, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin

Gjatë fjalës së tij në seancën e Gjykatës Speciale në Hagë, ish-presidenti u shpreh se UÇK nuk ishte ushtri e një shtetit, por ishte organi popullor që po mbrohej nga një shtet agresor.

18 Shkurt 2026, 14:36 Nga E.d
 Thaçi në Hagë: Kosova zgjodhi paqen dhe demokracinë,
Foto ilustruse

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova zgjodhi paqen dhe demokracinë, ndërsa Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin. Gjatë fjalës së tij në seancën e Gjykatës Speciale në Hagë, ish-presidenti u shpreh se UÇK nuk ishte ushtri e një shtetit, por ishte organi popullor që po mbrohej nga një shtet agresor.

Ai theksoi se fotorja e Kosovës ishte më shumë fitore politike dhe diplomatike dhe se suksesi më i madh i popullit ishte bashkëpnimi i plotë me perëndimin.

Hashim Thaçi: Millosheviçi, me sjelljet e tij, ndaj popullit të Kosovës është rekrutuesi më i madh i UÇK-së. UÇK nuk ishte ushtri e një shtetit, ai ishte organi popullor që po mbrohej nga një shtet agresor. Fakti që UÇK, që nuk ishte organizuar ashtu siç pretendon prokuroria se ishte nuk e zbeh aspak rolin e saj për lirinë e Kosovës. Nuk e bën kauzën e saj për çlirim më pak fisnike dhe as arritjen e pavarësisë më pak historike. Fotorja e Kosovës ishte më shumë fitore politike dhe diplomatike. Suksesi më i madh i popullit ishte bashkëpnimi i plotë me perëndimin.

Ata na ndihmuan, sepse e dinim se kush ishim dhe çfarë qëllimi kishim. Unë në asnjë çmim, në asnjë rrethanë, nuk do ta rrezikoja këtë aleancën me asgjë në këtë botë, sepse ashtu do të rrezikojë vetë lirinë e Kosovës, do të rrezikoja  ekzistencën tonë kolektive. synimi ynë ishte paqja, nuk ishte lufta. Kur bota  perëndimore thirrje Konferencën në Rambuje, ne iu përgjigjem pozitivisht festes së tyre UÇK, ishte një nga tri grupet përfaqësues në këtë konferencë. Pranuam marrëveshjen e paqes, edhe pse ajo nuk i përmbushi të gjitha kërkesat legjitime, por Kosova zgjodhi paqen dhe demokracinë, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin./Dosja.al

uÇk serbia hashim thaçi

Sondazh

Poll