Nuk iu bindën urdhërit për të dalë nga palestra, Policia Bashkiake nxjerr me forcë 9 familje rome dhe egjiptiane
19 Shkurt 2020, 09:37Nga DOSJA
LEZHË- Pasojat e termetit të 26 nëntorit po ndjehen çdo ditë nga qytetarët që kanë humbur banesat e tyre. Këto ankesa vijnë në lidhje me trajtimin e tyre kryesisht në lidhje me bonusin e qirasë.
Rasti i mbrëmjes së sotme është shënuar në qytetin e Lezhës ku 9 familje rome dhe egjiptiane në Lezhë po e kalojnë natën jashtë, pasi u nxorrën me forcë nga palestra e gjimnazit “Hydajet Lezha” ku qëndronin të strehuar që pas termetit të 26 nentorit.
Pasi nuk iu bindën urdhërit për të liruar palestrën, pasditen e së martës ndërhyri Policia Bashkiake ku nuk munguan dhe përplasjet me banorët të cilët kundërshtuan vendimin .
Banorwt thonë se pavarësisht se e kanë përfituar bonusin nuk kanë mundur të gjejnë banesa me qira, pasi janë të diskriminuar për shkak të ngjyrws.
Në mbështetje të tyre ishte dhe sekretarja e degës së Partisë Demokratike në Lezhë Alfrida Marku, e cila e konsideroi të patolerueshme situatën e krijuar dhe kërkoi strehim të menjëhershëm të këtyre familjeve.
DURRËS– Fllanza Dardha jetonte në një garsoniere në lagjen numër dy të qytetit të Durrësit deri mëngjesin e 26 nëntorit 2019. Që prej asaj dite, fëmijët ka...
Aktualitet19 Shkurt 2020, 08:44
KRUJË-Shkolla ne fshatin Nojë në Malësinë e Krujës pësoj dëme nga tërmeti 26 nëntorit, ndërsa nxënësit janë zhvendosur në qendrën shëndetësorë të fshatit. ...
FIER- 1 javë në grevë urie. Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit kanë përshkallëzuar sot aksionin e tyre, pasi kanë vendosur të...
Shqipëri- Shtatë zona të reja për rindërtim, ( ku pati banesa të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar), janë botuar në Fletoren Zyrtare...
TIRANË– Qendra për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri ka kërkuar që të shkarkohet në mënyrë emergjente ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Në një...
Shqipëri- Qeveria ka vendosur të rregullojë me një ligj të veçantë atë që quhet turizëm detar duke përfshirë këtu të gjithë mjetet lundruese apo ato të a...