Aktualitet

“S’do t’i gjendet as varri”/ Izolohet në 41-bis për 3 muaj i dënuari Neim Behari, kërcënonte nga burgu Agim Ismaili

19 Shkurt 2020, 08:44 Nga DOSJA
“S’do t’i gjendet as varri”/ Izolohet në 41-bis

Korçë- Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, që i burgosuri Neim Behari, të izolohet për 3 muaj në qeli, nën regjimin e mbikëqyrjes së veçantë 41-bis. Ky vendim ka ardhur pas kërcënimeve që Behari bënte nga burgu ndaj gjyqtarëve dhe kreut të Burgjeve, Agim Ismaili.

Me anë të një letre, më 16 shtator Behari kërcënoi me jetë dhe nga familjarët Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili. Gjithashtu, disa ditë më vonë, më 30 shtator ai mori në telefon në një nga zyrat e ministrisë së Drejtësisë, duke përdorur edhe fjalë fyese.

Më 15  tetor, Behari nga Burgu i Drenovës, aty ku vuan dënimin, kërcënoi hapur  gjyqtarin e Korçës, Markelian Kuqo.  Kuqo mori një telefonatë anonime, ku iu tha se në makinën e tij është vendosur një bombë, por në fakt alarmi rezultoi fals. Për këtë ngjarje vetë Behari u shpreh se gjyqtarit nuk do t’i gjendjet as varri, pasi ky i fundit ka vendosur që ta transferojë të dënuarin në një burg tjetër, që nuk ka qenë në kërkesën e tij. Behari theksoi se është anëtari i bandës italiane ‘Cosa Nostra’ dhe ish- agjent i CIA-s.

Po kështu më 1 shkurt, Naim Behari kërcënoi edhe Izet Haxhinë. Përmes një letre, të publikuar nga avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri, Naim Behari mori në mbrojtje anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferrllari, për të cilën tha se e ka mikeshë dhe se deklarata e Haxhisë,  se Xhaferrllari ka qenë në Turqi me Fatmir Kajollin, e quajti shpifje. Në letër theksohej: “Izet Haxhia do të bëj cipa mishi”

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet markelian kuqo nehim behari markelian kuqo nehim behari

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2020, 08:44

KRUJË-Shkolla ne fshatin Nojë në Malësinë e Krujës pësoj dëme nga tërmeti 26 nëntorit, ndërsa nxënësit janë zhvendosur në qendrën shëndetësorë të fshatit. ...