Aktualitet

19 Shkurt 2020, 08:44 Nga DOSJA

KRUJË-Shkolla ne fshatin Nojë në Malësinë e Krujës pësoj dëme nga tërmeti 26 nëntorit, ndërsa nxënësit janë zhvendosur në qendrën shëndetësorë të fshatit. Kushtet nuk ofrojnë proçes të mirfilltë në mësimdhënjen për këta nxënës, ndonëse ata pohojnë ndryshe nga realiteti.

Mësuesit janë me eksperiencë, por ambjentet ku ata dhurojnë dijet janë mjaft problematike. Ambjentet ku mësojnë nxënësit janë shumë të vogla, me klasa kolektive, me nga pesë deri në shtatë nxënës, nga numri i ulët i tyre.

Godina ku janë vendosur nxënësit e shkollës së fshatit Nojë, është e ndërtuar shumë vite më parë, ndaj dhe suvatë e ambjenteve janë të rëna, dyer dhe dritare të amortizuara, ngrohja me disa paisje elektrike, janë siguruar nga stafi i mësuesve.

Ndërsa për kabinete, kënde lojrash, dhe paisje që janë të domosdoshme për nxënësit, janë të panjohura për këtë shkollë me 26 nxënës në fshatin Nojë të Krujës.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dëmtohet shkolla nga tërmeti kruje dëmtohet shkolla nga tërmeti kruje

Sondazh

Poll