Aktualitet

Tre armë pa leje dhe 20 doza kanabis, arrestohet 32-vjeçari nga Memaliaj

19 Shkurt 2020, 08:26 Nga DOSJA
Tre armë pa leje dhe 20 doza kanabis, arrestohet 32-vjeçari nga

TEPELENË– Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës. Sipas njoftimit zyrtar, 32-vjeçari me inicialet A. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Krahës, Memaliaj ka rënë në pranga pasi në banesën e tij iu gjetën 3 armë dhe 20 doza me cannabis sativa.

Më konkretisht 32-vjeçari kishte në banesë 1 armë zjarri pistoletë “Zastava”, 1 armë gjahu teke, një pushkë sportive dhe municion luftarak. Ai do të akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

Njoftimi i policisë Memaliaj

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave në doza të vogla. Arrestohen në flagrancë 1 shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri, një pushkë sportive dhe 20 doza me lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Stacionin e Policisë Memaliaj bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Krahës 1, Bashkia Memaliaj.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi: 1 armë zjarri pistoletë “Zastava”, 1 armë gjahu teke, një pushkë sportive (të cilat i mbante pa leje), municion luftarak dhe 20 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjeçari memaliaj arrestohet 32 vjeçari memaliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2020, 21:57

“Kur kam ardhur në qytetin e Bajram Currit, e gjithë vendi ishte me policë. Ata ndaluan makinën edhe kam dalë nga makina, u kam thënë, Meta ishte Kryeministër d...