Aktualitet

Futet me armë në lokal, arrestohet 38-vjeçari në Durrës që trembi njerëzit

19 Shkurt 2020, 08:00 Nga DOSJA
Futet me armë në lokal, arrestohet 38-vjeçari në

DURRËS– Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për “Armëmbajtja pa leje”. Sipas njoftimit zyrtar, 38-vjeçari me inicialet A.S., është arrestuar pasi është futur në një lokal me armë në dorë dhe ka shkaktuar panik tek të gjithë klientët dhe pjesëtarët e stafit që ishin brenda.

Kanë qenë klientët ata që kanë sinjalizuar efektivët, të cilët në bashkëpunim me forcën “Shqiponjat” janë futur në ambientet e këtij lokali dhe kanë vënë në pranga 38-vjeçarin. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Ekol”, të cilën i arrestuari e mbante pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Njoftimi i policisë Durrës

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët. Hyri në lokal me armë zjarri me vete, arrestohet në flagrancë një 38-vjeçar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën “Shqiponjat”, pas telefonatës së marrë në sallën operative të DVP Durrës se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, organizuan punën dhe menjëherë shkuan në adresën e dhënë nga qytetari. Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Ekol”, të cilën e mbante pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 38 vjecari durres futet me arme ne lokal arrestohet 38 vjecari durres futet me arme ne lokal

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2020, 21:57

“Kur kam ardhur në qytetin e Bajram Currit, e gjithë vendi ishte me policë. Ata ndaluan makinën edhe kam dalë nga makina, u kam thënë, Meta ishte Kryeministër d...