Aktualitet

1 javë në grevë urie, naftëtarët e Ballshit dhe Poçemit përshkallëzojnë aksionin, heqin edhe ujin: Lekët, ose do ketë

19 Shkurt 2020, 08:21 Nga DOSJA
1 javë në grevë urie, naftëtarët e Ballshit dhe

FIER- 1 javë në grevë urie. Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit kanë përshkallëzuar sot aksionin e tyre, pasi kanë vendosur të mos pijnë as ujë. Naftëtarët e Ballshit janë sot në ditën e tretë të grevës së urisë dhe kanë deklaruar se gjendja e tyre shëndetësore është rënduar. Edhe dhe sot ata shfaqen të vendosur dhe theksojnë se duan rrogat e prapambetura nga kompania dhe rifillimin e punës, sepse përndryshe mund të ketë edhe viktima.

“O lekët, ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Të sëmurë jemi, i bëjmë thirrje Ramës të shikojnë me seriozitet në këtë çështje. Familjet na mbështesin, familjet tona vuajnë për bukën e gojës. Duhet të na plotësohen dy kushtet tona.”, u shpreh një nga naftëtarët. Ndërsa një naftëtar tjetër theksoi se familjet e tyre po futen në borxhe për të siguruar ushqimin. “Duam një zgjidhje, dje na erdhi një përfaqësues nga Avokati i Popullit. Na ka zënë gripi, s’jemi shumë mirë por ne do të durojmë, skemi çfarë të bëjmë. Ne po marrim bukë me listë. “, tha ai.  Një ditë më parë, një prej grevistëve, Baci Muça ishte me temperaturë të lartë dhe menjëherë u njoftua ambulanca.

Ndërkohë, punonjësit e stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem janë sot në ditën e shtatë të grevës së urisë, pasi kanë 27 rroga pa marrë. “Do të qëndrojmë këtu deri në vdekje nëse nuk marrim lekët”, janë shprehur ata.  Duhet të themi se gjendja shëndetësore e tyre është rënduar nga mosngrënia.

Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, vizituan dje grevistët e Poçemit dhe ata të Ballshit, ku dëgjuan ankesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baçi dhe ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirjre strukturave të LSI-së në Fier që t’u qëndrojnë pranë punëtorëve.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator.  Naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, ku kërkuan që të merrnin pagat e tyre, por u dëgjuan  nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2020, 21:57

“Kur kam ardhur në qytetin e Bajram Currit, e gjithë vendi ishte me policë. Ata ndaluan makinën edhe kam dalë nga makina, u kam thënë, Meta ishte Kryeministër d...