Aktualitet

Tërmeti/ 7 zonat e reja në Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë dhe Vorë ku do të ketë rindërtim (HARTAT)

19 Shkurt 2020, 08:10 Nga DOSJA
Tërmeti/ 7 zonat e reja në Durrës, Kavajë, Krujë,

Shqipëri- Shtatë zona të reja për rindërtim, ( ku pati banesa të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar), janë botuar në Fletoren Zyrtare, të cilat janë 2 në Durrës, një në Kavajë, një në Krujë, 2 në Lezhë dhe një në Vorë.  Më 13 shkurt Këshilli i Ministrave miratoi shtatë zona të reja për zhvillim, rindërtim dhe tashmë vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Zonat e reja të shpallura për zhvillim për rindërtimin pas tërmetit
Durrës-zona 2
Durrës-zona 3
Kavajë-Golem
Krujë-zona 1
Lezhë-zona 1
Lezhë-zona 2
Vorë-Marikaj

Qeveria ngarkon Fondin Shqiptar të Zhvillimit për këto zona, si njësi zbatuese për ndërtimin e banesave të reja ose rikonstruktimin e tyre.  Më herët ministri për rindërtim, Arben Ahemtaj ka deklaruar se në total janë 18 zona ku do të ndërtohet.

Shqipëria arriti të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona euro janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 7 zonat e reja për rindërtim konferenca e donatoreve 7 zonat e reja për rindërtim konferenca e donatoreve

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2020, 21:57

“Kur kam ardhur në qytetin e Bajram Currit, e gjithë vendi ishte me policë. Ata ndaluan makinën edhe kam dalë nga makina, u kam thënë, Meta ishte Kryeministër d...