Aktualitet

FOTO/ Flamuri i Kosovës valëvitet në Boston mes emocioneve dhe krenarisë së komunitetit shqiptar

Në këtë aktivitet ishte ish-kongresmeni Joseph DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, të cilët iu bashkuan bashkëatdhetarëve në këtë moment simbolik të lirisë kombëtare, duke i dhënë aktivitetit një peshë të veçantë historike dhe emocionale.

15 Shkurt 2026, 20:27 Nga D.S

FOTO/ Flamuri i Kosovës valëvitet në Boston mes emocioneve dhe

SHBA- Me organizimin e degës së VATRA-s në Boston dhe në bashkëpunim me "MassBesa", komuniteti shqiptar në Massachusetts realizoi ceremoninë tradicionale të ngritjes së flamurit për nder të Pavarësisë së Kosovës. Në këtë aktivitet ishte ish-kongresmeni Joseph DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, të cilët iu bashkuan bashkëatdhetarëve në këtë moment simbolik të lirisë kombëtare, duke i dhënë aktivitetit një peshë të veçantë historike dhe emocionale.

Gjatë ceremonisë, e cila nisi me intonimin e himneve dhe ngritjen e flamurit nga fëmijët e komunitetit, u lexuan proklamatat zyrtare të Bashkisë së Bostonit dhe Guvernatores së Massachusetts, duke njohur zyrtarisht rëndësinë e kësaj dite. Kryetari i VATRA-s, Mentor Maksutaj, dhe përfaqësuesi i MassBesa-s, Eduard Lazri, theksuan nevojën për unitet mes organizatave shqiptare dhe nderuan kontributin e jashtëzakonshëm të çiftit DioGuardi, si dhe luftën e drejtë të UÇK-së, duke kujtuar se liria erdhi përmes sakrificave të mëdha që nuk duhen harruar.

Aktiviteti, i moderuar nga studentja Xhesina Sirika, u përmbyll me mesazhin e fuqishëm të Joseph DioGuardit, i cili bëri thirrje për bashkimin e shqiptarëve si rrugën e vetme drejt fuqizimit të kombit. Në Boston u mblodhën dhjetëra shqiptar të cilët patën mundësinë të bashkëbisedonin dhe të merrnin pjesë në këtë ditë festive./Dosja.al

 

 

flamuri i kosoves pavaresia e kosoves vatra massbesa

Sondazh

Poll