Aktualitet

E rëndë në Librazhd! Po riparonte mjetin në servis, humb jetën 23-vjeçari

Sipas policisë për pasojë të plagëve të marra gjatë riparimit të automjetit të tij, 23-vjeçari me iniciale L.D, ka humbur jetën.

15 Shkurt 2026, 17:01 Nga D.S
E rëndë në Librazhd! Po riparonte mjetin në servis, humb
Foto ilustruese

LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd ku një 23-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas policisë për pasojë të plagëve të marra gjatë riparimit të automjetit të tij, 23-vjeçari me iniciale L.D, ka humbur jetën. Ndërkohë unifromat blu bëjnë me dije se, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

"Librazhd/Informacion paraprak. Në Spitali i Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit."/Dosja.al

 

librazhd po riparonte mjetin në servis humb jetën 23-vjeçari në librazhd

Sondazh

Poll