Politike

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit Rubio: Duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes

Ai thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa, i përkasin njëri tjetrin.

14 Shkurt 2026, 18:54 Nga E. D
Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit Rubio: Duam një Aleancë
Marco Rubio

TIRANË- Ambasada e Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të Sekretarit amerikan të Shtetit nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, Marco Rubio, i cili thekson rëndësinë e forcimit të Aleancës dhe përgjegjësinë ndaj brezave të ardhshëm.

‘Ne duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes. Dhe e vetmja frikë që kemi është frika nga turpi që nuk i lëmë kombet tona më krenare, më të forta dhe më të pasura për fëmijët tanë. Një Aleancë e gatshme të mbrojë popujt tanë, të ruajë interesat tona dhe të mbrojë lirinë e veprimit që na lejon të formësojmë vetë fatin tonë," shprehet Rubio në deklaratën e shpërndarë në rrjetet sociale.

Mesazhi vjen në kuadër të diskutimeve të nivelit të lartë mbi sigurinë euroatlantike, sfidat globale dhe bashkëpunimin mes aleatëve, tema që tradicionalisht dominojnë axhendën e Konferencës së Sigurisë në Mynih./Dosja.al

marco rubio

Sondazh

Poll