Politike

"Mos më bëni karshillik me komunista"/ Rama- banorëve të Durrësit: S’kam ardhur të diskutoj projektin fare, por vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë

Takimi është shoqëruar me debeta të ashpra, ndërkohë kryeministri Edi Rama ka pranuar para banorëve se shpërblimi që u është llogaritur nuk është në nivelin e duhur.

14 Shkurt 2026, 15:20 Nga E. D
"Mos më bëni karshillik me komunista"/ Rama- banorëve
Edi Rama

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga takimi me banorët e Durrësit, të cilët preken nga projekti TID. Takimi është shoqëruar me debeta të ashpra, ndërkohë kryeministri Edi Rama ka pranuar para banorëve se shpërblimi që u është llogaritur nuk është në nivelin e duhur.

“S’kam ardhur këtu të diskutoj projektin fare. Kam ardhur të diskutoj që vlera që vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë”, ka deklaruar Rama.

Rama gjithashtu u ka thënë banorëve, se ky projekt do zbatohet më çdo kusht dhe u ka kërkuar që të mos “bëjnë karshillëk me komunista”, në të kundërt ai do largohej ta takimi.

Ai tha se nuk ka shkuar në Durrës që të diskutoj projektin, por ka shkuar të diskutoj që vlera që ju kanë dhënë banorëve se është e padrejtë. Biseda është shoqëruar me ndërhyrje nga banorët të cilët i kanë përmendur rastin e shpronësimeve të Marinës ë Vlorës, por Rama i është kthyer me ton të ashpër.

"Nëse filloni karshillëk me komunista, ju me tuajën, shteti më të vetën.  Ju do dilni të humbur se unë kam parë shumë vetë. Unë kam ardhur këtu që ju mos dilni të humbur. Po nuk dëgjuat çfarë them, atëherë do ngatërroheni me fjalët e juaja. 

Unë thash që vlera e cila kanë përcaktuar nuk është e drejtë. Tani ngrihet ajo dhe me ma tregon prapë. Unë e thash vetë që në fillim dhe për këtë kam ardhur. S’kam ardhur këtu të diskutoj projektin fare. Kam ardhur të diskutoj që vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë.

Nëse nuk dëgjoni unë çohem dhe thotë ai pastaj pse bërtet. Unë bërtas se s’dua të iki. Po deshët unë ju them mirupafshim! Dhe po iki e ju vazhdoni vetë. Por unë dua të bisedojmë për shpronësimin, jo për gjë tjetër”, është shprehur më tej kryeministri Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll