Politike

Berisha e krahasoi me Bashën, Salianji: PD nuk është pronë personale, demokratët duan fitore

Po ashtu Salianji deklaroi se qytetarët sot nuk po pyesin sot se kush përjashtoi kë, por se përse nuk po fiton PD në zgjedhje. 

14 Shkurt 2026, 14:37 Nga I.A
Berisha e krahasoi me Bashën, Salianji: PD nuk është pronë
Ervin Salianji

TIRANë- Ish-deputeti Ervin Salianji i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili tha se Salianji nuk ka lidhje me PD-në. Me anë të një postimi në Facebook, Saliani u shpreh se PD nuk është pronë private dhe se ai nuk ka asnjë nevojë të provoj lidhjen me Partinë Demokratike.

Po ashtu Salianji deklaroi se qytetarët sot nuk po pyesin sot se kush përjashtoi kë, por se përse nuk po fiton PD në zgjedhje. 

Postimi i Plotë: 

Nuk kam asnjë nevojë të provoj lidhjen time me Partinë Demokratike. Kontributi im, beteja ime, sakrifica që kam si pakkush janë publike dhe të njohura për çdo demokrat. Partia Demokratike nuk është pronë personale dhe as instrument për të mbytur mendimin ndryshe. Ajo është shtëpia politike e mijëra demokratëve që kanë sakrifikuar për pluralizmin, për lirinë dhe për përballjen me Edi Ramën. Lidhja me të nuk matet me vula e deklarata, por me qëndrime, me përballje reale dhe me fitore përballë regjimit të korrupsionit.

Sot qytetarët nuk pyesin kush përjashton kë. Ata pyesin pse opozita nuk fiton. Pse nuk frymëzon? Pse nuk organizohet si alternativë qeverisëse, por mjaftohet me retorikë dhe justifikime. Shqipëria ka nevojë për një opozitë që fiton, jo për një opozitë që konsumon energjinë në përplasje të brendshme. Ka nevojë për hapje, për riorganizim dhe për lidership që bashkon, jo që ngushton.

Unë do të vazhdoj takimet me demokratët dhe do të paraqes një platformë konkrete për ta bërë Partinë Demokratike më të fortë, më të hapur dhe më konkurruese. Askush nuk mund ta përjashtojë vullnetin e demokratëve për ndryshim. Qetësia, përgjegjësia dhe vendosmëria janë rruga ime. Përçarja nuk është alternativë. Fitorja është.

ervin salianji

Sondazh

Poll