Politike

Zbardhen debatet mes Ramës dhe banorëve në bashkinë e Durrësit/ Kryeministri: A je këtu apo jo, a më dëgjon. Qytetari: Pse ngre zërin

Gjatë takimit, Rama u ka thënë banorëve se nëse duan zgjidhje, duhet të flasin me rradhë ose ndryshe do të largohet nga takimi. 

14 Shkurt 2026, 15:34 Nga E. D
Zbardhen debatet mes Ramës dhe banorëve në bashkinë e
Edi Rama

DURRËS-  Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe banorëve të Durrësit është shoqëruar me debate të ashpra.  Gjatë takimit, Rama u ka thënë banorëve se nëse duan zgjidhje, duhet të flasin me rradhë ose ndryshe do të largohet nga takimi. Debati ka vijuar edhe më tej, pasi qytetari i është kthyer Ramës, duke i thënë se pse ngre zërin. 

Rama: A je këtu apo jo, a më dëgjon, nëse doni zgjidhje duhet të flisni me radhë.

Qytetari: Pse ke ardhur këtu? Pse bërtet, pse ngre zërin, ose ik, ose mos e ngri zërin.

Rama: Unë bërtas se s’dua të iki. Po deshët unë ju them mirupafshim! Dhe po iki e ju vazhdoni vetë. Por unë dua të bisedojmë për shpronësimin, jo për gjë tjetër./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll