Aktualitet

Sulme të reja nga Rusia në Ukrainë, humbin jetën 2 persona, disa të plagosur

Sipas kreut të komandës ushtarake rajonale të Odessa-s, Oleh Kiper, një nga sulmet me dron shkaktoi shembjen e çatisë së një shtëpie familjare.

14 Shkurt 2026, 08:22 Nga I.A
Sulme të reja nga Rusia në Ukrainë, humbin jetën 2 persona,
Drone

UKRAINË- Një sulm me dron rus gjatë natës vrau një grua në Odessa, në jug të Ukrainës. Sipas kreut të komandës ushtarake rajonale të Odessa-s, Oleh Kiper, një nga sulmet me dron shkaktoi shembjen e çatisë së një shtëpie familjare.


“Fatkeqësisht, një grua ka vdekur si pasojë e sulmit”, shtoi ai nëpërmjet Telegramit.

Në Zaporizhia, kreu i komandës ushtarake lokale, Ivan Fedorov, foli gjithashtu për një të vdekur dhe tre të plagosur në bastisjet ruse në 24 orët e fundit në rajonet Zaporizhia dhe Polokhiv.

Bombardimet e reja po regjistrohen ndërsa bisedime të reja që synojnë zgjidhjen e konfliktit të armatosur që ka shpërthyer për gati katër vjet përmes mjeteve diplomatike pritet të mbahen të martën dhe të mërkurën në Gjenevë midis Moskës dhe Kievit nën patronazhin e Shteteve të Bashkuara./Dosja.al

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2026, 07:47 I.A

Kostoja e fshehur nga pandemia e Covid-19

Pas pandemisë së Covid-19, numri i pacientëve të shtruar në spitalet psikiatrike ka rënë, por mjekët psikiatër t&...