Aktualitet

Pushteti që pjell dhe promovon "edisonët" përmbyset vetëm me protesta

Edison Memolla është vetëm një qelizë e një sistemi ku puna dhe vjedhja janë e njëjta gjë. Ti zgjidhesh për të rregulluar qytetin dhe, sapo hipën në karrige, fillon ta vjedhësh e ta abuzosh. Të përdorësh djersën dhe gjakun e qytetarëve të drejtë për të mbajtur gjallë trupin e kalbur të qeverisë. Por këto i dimë.

13 Shkurt 2026, 22:30 Nga Florjan Binaj

Pushteti që pjell dhe promovon "edisonët" përmbyset

E patë materialin? Edhe një tjetër kryetar bashkie që shkon në burg. Edison Memolla. Emër që shumë prej jush ndoshta nuk e kishin dëgjuar kurrë, derisa ia vunë prangat. Kryetari i bashkisë së një qyteti të vogël. Sepse deri atje ka depërtuar babëzia.

Por ky nuk është rast i veçantë. Ky nuk është përjashtim.

Edison Memolla është vetëm një qelizë e një sistemi ku puna dhe vjedhja janë e njëjta gjë. Ti zgjidhesh për të rregulluar qytetin dhe, sapo hipën në karrige, fillon ta vjedhësh e ta abuzosh. Të përdorësh djersën dhe gjakun e qytetarëve të drejtë për të mbajtur gjallë trupin e kalbur të qeverisë. Por këto i dimë.

Pyetja është: çfarë po bëjmë ne?

Pushteti që pjell dhe promovon “edisonët” është një pushtet që mbështetet mbi frikën. Frikën për të ngritur zërin. Frikën për t’i drejtuar gishtin hajdutit. Frikën për të dalë në rrugë. Njësoj si në diktaturë… sa shpejt harrojmë ne… Prandaj unë sonte, në hapje të këtij sezoni të ri të Piranjave, dua t’ju përcjell diçka për të cilën jam i bindur: përgjigjja është një dhe e vetme.

Bulevardi i protestave. Unë. Ju. Ne. Të gjithë.

Protestat thuajse të përditshme, por sidomos ajo e së martës, treguan që gjithnjë e më shumë njerëz po sfidojnë frikën dhe po gjejnë guximin për të luftuar, për t’i thënë ndal marrëzisë, për të mbrojtur të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve. Prandaj, këtë guxim të rigjetur, le ta forcojmë më shumë.

Le ta bëjmë frymë.

T’u tregojmë pushtetarëve që janë aty për të na shërbyer ata neve, jo ne atyre! Merrni edhe fëmijët me vete. T’i mësojmë që të vegjël se diktaturat hidhen vetëm me guxim, duke luftuar frikën, dhe se për të drejtën shpirtrat duhen ndezur e zëri duhet ngritur! Gjithmonë!/Piranjat.news

edison memolla florjan binaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2026, 21:57 E. D

Tenori në autobus

Një tenor, i detyruar të përdorë transportin publik, bën provat e shfaqjes në mes të autobusit. Qytetarët, përve&...