Aktualitet

Fiksimi i çuditshëm i 57-vjeçarit ndaj gruas së shokut: “Ty të ka vdekur burri, do vish të jetosh me mua”

Në realitet, kur lexon mesazhet, kupton që Astriti është një i fiksuar që kërkon me çdo kusht të bindë 50-vjeçaren t’ia kthejë pasionin që ka për të, pavarësisht indiferencës së një gruaje, e cila ka vetëm një vit që ka humbur burrin dhe ka prioritete të tjera në jetën e saj.

13 Shkurt 2026, 23:01 Nga E. D

Fiksimi i çuditshëm i 57-vjeçarit ndaj gruas së shokut:

Këto mesazhe dashurie dhe devotshmërie nuk janë të një të riu të magjepsur pas një vajze të bukur në të njëjtën moshë, por të Astritit, këtij 57-vjeçari nga Tepelena që, me sa duket, ka rënë brenda kokë e këmbë me një zonjë 52-vjeçare nga Fieri, të cilën e ka parë vetëm dy herë në jetë. Dhe ky takim i vetëm ka ndodhur plot 30 vite më parë. Dakord, nëse do të ishte vërtet dashuri, pavarësisht moshës, do të meritonte respekt, por për fat të keq gjërat nuk janë tamam ashtu.

Sepse zonja, të cilës i drejtohen këto mesazhe, ka një tjetër mendim.

Në realitet, kur lexon mesazhet, kupton që Astriti është një i fiksuar që kërkon me çdo kusht të bindë 50-vjeçaren t’ia kthejë pasionin që ka për të, pavarësisht indiferencës së një gruaje, e cila ka vetëm një vit që ka humbur burrin dhe ka prioritete të tjera në jetën e saj.

Por nga lindi gjithë ky pasion ndaj një gruaje, të cilën e ka njohur 30 vite më parë, në rrethana shumë normale?

Zonja tregon për Piranjën, Luela Gaxhja, se në të vërtetë nisja e kësaj historie fiksimi ka ndodhur në kohën kur bashkëshorti i zonjës, mik i Astritit, ishte ende gjallë. Ky i fundit, nëpërmjet rrjeteve sociale, fillimisht ka kontaktuar me një nga djemtë e zonjës, me biseda tërësisht normale.

Pak kohë pas këtyre bisedave, që nuk lënë asnjë shkak për dyshim, fatkeqësia godet familjen e 50-vjeçares, teksa bashkëshorti i saj ndërron jetë.

Dhe këtu, pa kaluar as një vit, Astriti i shkruan gruas tashmë të ve: “Unë të dua. Ty tani të ka vdekur burri. Do të vish të jetosh me mua.”

Edhe pse përballej me refuzime të vazhdueshme të gruas, ai kërkonte çdo lloj forme për të folur me të. E shqetësuar nga kjo situatë, zonja vendos t’i shkruajë vetë në Messenger për të ditur arsyet e këtyre komenteve dhe bisedave të njëpasnjëshme nga Astriti. Aty ajo kupton qëllimet e vërteta të Astritit. Por kjo është më e pakta, sepse çmenduria e këtij individi arrin deri aty sa kërkon bashkëjetesë me një grua thuajse të panjohur për të.

Madje në shtëpinë e saj. Tani le të shijojmë pak disa chat-e ku Astriti na shpalos gjithë arsenalin e tij të joshjes: “Mundohu të gjesh dashurinë shpirtërore se je e re.”

Për këtë burrë kaq romantik, një zonjë që vendos të respektojë kujtimin e bashkëshortit të ndjerë është thjesht një budallaqe. Nisur nga ky fiksim i vazhdueshëm ndaj saj, zonja mundohet ta vërë në sedër, duke i kujtuar burrin e ndjerë. Por as kjo metodë nuk funksionon. Madje duket se e stimulon edhe më shumë.

Me gjithë këto biseda, ku Astriti nuk heq dorë prej zonjës, vendosim t’i çojmë në takim të dy personazhet. Që në takimin e parë, zonja ishte nën presion, ndaj aty ndërhyjmë ne për të kuptuar arsyet e vërteta. Astriti, sapo sheh kamerën, largohet.  Ndaj edhe ndërhyrja e Policisë së Fierit duhej bërë.

Ai u shoqërua në Komisariatin e Policisë së Fierit, nga ku u la i lirë pak orë më vonë, por të paktën mori një mësim. Dëshirat dhe ëndrrat kanë vlerë kur ndahen nga dy persona dhe kur ekziston vullneti i përbashkët për të qenë pranë njëri-tjetrit.

Në të kundërt, duhen respektuar kufijtë e gjithsecilit aq më tepër kur bëhet fjalë për një person që e ke parë vetëm njëherë në jetë./ piranjat.news

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2026, 21:57 E. D

Tenori në autobus

Një tenor, i detyruar të përdorë transportin publik, bën provat e shfaqjes në mes të autobusit. Qytetarët, përve&...