Aktualitet

Plagosja e studentes në zonën e Saukut, dalin detaje: Autori e qëlloi në hotel, në spital e transportuan punonjësit

Për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre ka ndodhur një sherr dhe autori e ka qëlluar me armë brenda në hotel.

14 Shkurt 2026, 07:57 Nga I.A
Plagosja e studentes në zonën e Saukut, dalin detaje: Autori e
Foto Ilustruese

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja që ka ndodhur gjatë natës në zonën e Saukut. Mësohet se e reja, e cila është studente në Tiranë ndodhej në hotel bashkë me autorin. 

Për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre ka ndodhur një sherr dhe autori e ka qëlluar me armë brenda në hotel. Më pas është larguar menjëherë nga aty.

E plagosura është ndihmuar nga punonjësit e hotelit që të shkojë në spital. Ndërkohë që forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur rastin./Dosja.al

plagosje ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2026, 07:47 I.A

Kostoja e fshehur nga pandemia e Covid-19

Pas pandemisë së Covid-19, numri i pacientëve të shtruar në spitalet psikiatrike ka rënë, por mjekët psikiatër t&...