13 Shkurt 2026, 22:19
Nga E. D

RROGOZHINË- Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, është arrestuar tre ditë më parë, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për veprën penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
Hetimet ndaj Memollës nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi, ku sipas SPAK-ut, ai dëgjohej duke ndërhyrë te një punonjës i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenteje debitore, me qëllim që të siguronte votën e saj në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.
Në atë kohë, Memolla kandidonte për kryetar bashkie nën siglën e Partisë Socialiste. SPAK përfundoi hetimet për këtë çështje më 2 nëntor 2023, ndërsa tashmë, me vendimin e formës së prerë, dënimi ka hyrë në fuqi.
Por me kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, “Piranjat” është njohur në rrethana të tjera.
Disa muaj më parë, emisioni dokumentoi fenomenin e nepotizmit në këtë bashki. Edison Memolla kishte vendosur në pozicionet kyçe të bashkisë të gjithë familjarët dhe miqtë e afërt të tij.
Në postin e këshilltares kishte emëruar vajzën e xhaxhait, Erinda Memolla, ndërsa bashkëshortin e saj e kishte vendosur në postin e nënkryetarit.
Ndërkohë, postin e besueshëm të sekretares dhe përgjegjëses së protokollit e zotëron Xhulia Kalemi, e cila është kushërira e kryetarit. Ndërsa vëllait të saj, Renato Kalemit, i është besuar pozicioni i punonjësit të shërbimeve. Në postin e magazinierit të Drejtorisë së Shërbimeve është Mariglen Memolla, djali i xhaxhait të kryetarit.
Ndërsa kushëririt të dytë, Gëzim Memollës, i është besuar pozicioni i skrepistit.
Postin e drejtorit të Arsimit, Sportit dhe Kulturës ia ka dhuruar Orges Toskut, kunatit të xhaxhait. Në pozicionin e drejtorit të Financës është vendosur Rezart Vogli, i cili bie kushëri me kryetarin. Ndërsa bashkëshortja e tij, Raimonda Vogli, është përgjegjëse te Qendra Kulturore e bashkisë.
Blerina Methasani Memolla, bashkëshortja e djalit të xhaxhait të kryetarit, është caktuar në pozicionin e përgjegjëses së financës. Fadil Halitin, djalin e hallës, e ka bërë shofer.
Pas Renatos dhe Erindës, kalojmë te një tjetër fenomen që nuk paraqitet asnjë ditë të vetme në punë, pavarësisht se paguhet rregullisht nga taksat e qytetarëve të Rrogozhinës. Ky zotëri quhet Harun Murrani, pensionist dhe njëkohësisht specialist i shërbimit social, në letra, pasi Harunin e gjen në një tjetër detyrë, më të rëndësishme se punët e bashkisë, në treg, duke shitur fruta-perime.
Lidhur me këtë akuzë, Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, mohoi kushërinjtë e tij, duke thënë se nuk ishte e vërtetë që i kishte të afërm.
Është e qartë, të gjitha postet që përmendëm janë “qoka” të kryetarit, në rastin më të mirë me konkurse fiktive kur bëhet fjalë për nëpunës civilë, ose aspak në bazë të aftësive individuale për stafin e ngushtë të Memollës./Piranjat.news
edison memolla rrogozhinë
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 22:07
E. D
pamje nga aksidenti
ATHINË- Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën "Dhimokratias" në zonën Luca në perifer...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 21:58
E. D
SHKODËR- Historia e zonjës nga Shkodra, Miriana Karini, e ka zanafillën në vitin 2019, kur ajo kishte dalë në qytet për t&e...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 21:57
E. D
Një tenor, i detyruar të përdorë transportin publik, bën provat e shfaqjes në mes të autobusit. Qytetarët, përve&...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 21:44
E. D
Pak kohë më parë, për disa javë me radhë, kemi sjellë në vëmendjen e publikut masakrën mjedisore që po ...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 21:06
E. D
TIRANË- Në Tiranë, prej më shumë se një dekade, lulëzon një industri që nuk figuron në statistikat zyrtare, ...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 14:57
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është paraqitur këtë të premte n&eum...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 18:51
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas lajmeve se është në kopshetet e fëmijëve ka shp&...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 18:39
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Autoritetet greke kanë dënuar me burgim të përjetshëm një të burgosur shqiptar, i cili vrau nj&eum...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 18:13
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Belgjikë. Ai ishte shpallur në kërkim nga autorit...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 17:55
E. D
ANGLI- Katër shqiptarë, anëtarë të një grupi kriminal, që përfshiheshin në prodhimin dhe furnizimin në shkal...