Aktualitet

Çfarë ndodhi në Durrës/ Babai kërcënon vajzën me thikë, pas ndërhyrjes së policisë plagos veten

Siç raportohet, babai i vajzës ka kërcënuar edhe fqinjët, ndërkohë që vajza po mundohej të shpëtonte nga situata.

13 Shkurt 2026, 22:36 Nga E. D
Çfarë ndodhi në Durrës/ Babai kërcënon
foto ilustuese

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qerret të Durrësit. Bëhet me dije se një burrë i identifikuar si Ardian Varrosi ka kërcënuar vajzën e tij me thikë, teksa ishte në gjendje të dehur.

Ai dyshohet se e kishte dhunuar edhe më herët vajzën brenda banesës. Siç raportohet, babai i vajzës ka kërcënuar edhe fqinjët, ndërkohë që vajza po mundohej të shpëtonte nga situata.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të patrullës së rendit, e cila ndodhej me shërbim në zonë, është shmangur përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës. Por gjatë ndërhyrjes, autori ka goditur veten me mjetin prerës në pjesën e qafës.

Më pas, ai është transportuar me urgjencë në spital nga efektivët e policisë, të cilët kanë arritur të parandalojnë plagosje të tjera që mund t’i shkaktonte vetes./Dosja.al

durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2026, 21:57 E. D

Tenori në autobus

Një tenor, i detyruar të përdorë transportin publik, bën provat e shfaqjes në mes të autobusit. Qytetarët, përve&...