Aktualitet

Moti i keq përfshin vendin, reshje shiu në të gjithë territorin, si parashikohet moti për sot

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 15°C.

14 Shkurt 2026, 07:39 Nga I.A

Moti i keq përfshin vendin, reshje shiu në të gjithë

TIRANË- Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në qarqet, Shkodër Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 15°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 9 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./Dosja.al

moti sot parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2026, 21:57 E. D

Tenori në autobus

Një tenor, i detyruar të përdorë transportin publik, bën provat e shfaqjes në mes të autobusit. Qytetarët, përve&...