Aktualitet

Aksident tragjik në Athinë/ Automjeti me tre të mitur përplaset me një pemë! Humb jetën një 15-vjeçar, në makinë edhe një shqiptar (PAMJET)

Sipas mediave greke, njëri prej adoleshentëve mori nga canta celësat e automjetit të së ëmës dhe në vazhdim së mbashku me dy shokët e tij, mes tyre njëri Shqiptar, nisën të ecin me shpejtësi nëpër rrugët e zonës. 

13 Shkurt 2026, 22:07 Nga E. D
Aksident tragjik në Athinë/ Automjeti me tre të mitur
pamje nga aksidenti

ATHINË- Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën "Dhimokratias" në zonën Luca në periferinë e Athinës, ku si pasojë një 15-vjeçar ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.  

Sipas mediave greke, njëri prej adoleshentëve mori nga canta celësat e automjetit të së ëmës dhe në vazhdim së mbashku me dy shokët e tij, mes tyre njëri Shqiptar, nisën të ecin me shpejtësi nëpër rrugët e zonës. 

Në rrethana që ende nuk dihen, automjeti që po lëvizte me shpejtësi tej normave ka dalë nga rruga dhe është përplas me një pemë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, humbi jetën në vend njërin prej tre pasagjerëve 15 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe njëri prej adoleshentëve u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia njoftoi se ka ndaluar në spital drejtuesin e automjetit si dhe prindërit e tij, ndërsa trupi i viktimës u dërgua në morg./Dosja.al

Aksident tragjik në Athinë/ Automjeti me tre të mitur

aksident ne athine

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2026, 21:57 E. D

Tenori në autobus

Një tenor, i detyruar të përdorë transportin publik, bën provat e shfaqjes në mes të autobusit. Qytetarët, përve&...