Politike

Skandalet me tenderat e AKSHI-t, Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn, vendoset në krye Igli Tafa

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në vend të saj është emëruar Igli Tafa.

13 Shkurt 2026, 12:41 Nga I.A
Skandalet me tenderat e AKSHI-t, Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn,
Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot nga detyra Mirlinda Karçanajn, e cila ndodhet në masë sigurie për skandalet me tenderat e AKSHI-t. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në vend të saj është emëruar Igli Tafa.

Vendimi vjen në një moment kur institucioni ndodhet nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për çështje që lidhen me përdorimin e fondeve publike dhe procedurat e prokurimit.

Më parë Igli Tafa ka mbajtur postin e drejtorit në Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike.

Hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI-t

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.

Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.

Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.

Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor./Dosja.al

mirlinda karçanaj igli tafa edi rama akshi

Sondazh

Poll