Politike

“Atje ku luftova për 20 vjet më hodhën në rrugë”/ Dash Sula-Ramës: I'u vlerësoj maksimalisht për vizionin që keni

Në fjalën e tij, Sula ka treguar diferencën mes mazhorancës dhe Opozitës, duke thënë se aty ku luftoi për 20 vite, e hodhën në rrugë.

13 Shkurt 2026, 11:54 Nga I.A
“Atje ku luftova për 20 vjet më hodhën në
Dashnor Sula

TIRANË- Kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula ka thurur elozhe për kryeministrin Rama gjatë prezantimit të tij te inspektorët. Në fjalën e tij, Sula ka treguar diferencën mes mazhorancës dhe Opozitës, duke thënë se aty ku luftoi për 20 vite, e hodhën në rrugë.

Ndërkohë që për mazhorancën tha se pasi konkuroi dhe doli i pari, mori vendin që i takonte. Po ashtu Sula ka ka renditur dhe objektivat si Kryeinspektor i Përgjithshëm.  

“Kam pranuar këtë sfidë, sepse iu vlerësoj maksimalisht për vizionin që ju keni. Ndoshta është e paimagjinueshme që një demokrat që për 20 ju ka kritikuar dhe la gjuajtur me gurë në shtëpinë tuaj, nuk kam turp që ta them që atje ku kam luftuar dhe kam fituar dhe më kanë hedhur në rrugë, kurse tek ju kam konkurruar, kam fituar dhe kam dalë i pari. Për të gjithë ata demokratë apo socialistë të marrin guximin që të konkurrojnë. Unë 3 gjëra i kam të panegociueseshme: do kem gjithë përkushtimin maksimal gjatë 24 orëve, përkushtimi do jetë maksimal dhe do të punojmë të gjithë bashkë, e dyta për integritetin tim moral nuk pretendoj që gjithçka do jetë mrekullia, por do të ketë një përmirësim të dukshme. 

Do të ketë drejtësi. Drejtësi dhe vetëm drejtësi do ketë. Do të krijojmë një frymë të mirë për bizneset. Sfida është digjitalizimi. Ligji na ka përcaktuar edhe inspektimet e planifikuara, por na ka lënë edhe hapësirën e emergjencës, inspektoratet të jenë në vigjilencë. Janë shumë gjëra që do i diskutojmë në çdo moment. Nga i pari tek i fundit, do të verifikojmë për çdo inspektor të Shqipërisë, që kërkon të jetë në pozicionin e duhur”, tha Sula./Dosja.al

dashnor sula edi rama

Sondazh

Poll