Politike

Solidarizim me kolegun e lënduar gjatë protestës, operatorët televizivë bojkotojnë filmimet e zyrtarëve të PD në Gjykatën e Tiranës

Bojkoti i operatorëve bëhet në shenjë solidarizimi me kolegun e tyre të News24, Aldi Kashri, i lënduar nga një bombë molotov gjatë protestës.

13 Shkurt 2026, 12:28 Nga I.A

Solidarizim me kolegun e lënduar gjatë protestës, operatorët

TIRANË- Operatorët televizivë vendosin të bojkotojnë filmimin e mbështetësve të PD, gjatë zhvillimit të seancës së masës së sigurisë për 7 të mitur të arrestuar në protestën e 10 shkurtit. Bojkoti i operatorëve bëhet në shenjë solidarizimi me kolegun e tyre të News24, Aldi Kashri, i lënduar nga një bombë molotov gjatë protestës.


Operatorët kërkojnë më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga organizatorët e protestës dhe pjesëmarrësit ndaj njerëzve të medias, teksa janë duke ushtruar detyrën dhe pasqyruar për publikun dinamikat e protestës./Dosja.al

aldi kashri

Sondazh

Poll